• |
ide | kryesore

Zëri dhe imazhi i boksit shqiptar nuk është më: ndahet nga jeta Ahmet Golemi, njeriu që u dënua me burg se kishte idhull Klein

-Instant, F1, Sport



Boksi shqiptar është në zi, e bashkë me të edhe cdo sportdashës që është emocionuar nga zëri dhe pasioni me të cilin Ahmet Golemi ka transmetuar ndeshjet e boksit. Ahmet Golemi, i njohur si ‘Muhamed Ali’ shqiptar (njeriu të cilin e kishte idhull e për të cilin bëri edhe burg), është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

I lindur në 5 qeshor 1936, Ahmet Golemi mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’, si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai e nisi boksin tek Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit, duke pikasur talentin e madh të njeriut që e jetoi jetën përeth ringut. Pikërisht kështu, sepse pas arritjeve si boksier (në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë), mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion, ai vazhdoi të ndiqte pasionin e tij të madh si shkrimtar, (me librin ‘Fundi i dorezave të zeza’) gazetar dhe komentator sportiv.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gjergji Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm: “Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan i biri.

Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin si sport të dhuneshëm dhe aspak edukativ e kjo i kushtoi Golemit në 7 maj të vitit 1979 dënimin me 5 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali, duke blerë një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *