• |
ide | kryesore

Basha: Ne e nisëm fushatën në krahun tuaj, do ta vazhdojmë betejën deri në fitoren e Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë mesazhin se beteja e tij do të vijojë deri në fitore, pas takimit të sotëm në Elbasan. Lideri demokrat thotë se fushata nisi në krahun e qytetarëve dhe për ta, prandaj beteja do të vijojë në krahun e tyre.

Basha thekson se beteja do të vazhdojë deri në fitoren e Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare.

“Ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë.” shkruhet në statusin e Bashës.

Ditën e sotme lideri demokrat është ndalur në qytetin e Elbasanit në turin e takimeve post-elektorale. Nga ky qytet, Basha ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër vullnetin e Partisë Demokratike për të mos njohur zgjedhjet, duke ritheksuar se ato janë manipuluar e vjedhur.



5 Comments

  1. ” DO VAZHDOJME DERI NE FITOREN E SHQIPERISE ” …. kush tha se Shqiperia nuk fitoi duke mos te votuar ty ?

  2. Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…
    – ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
    – ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *