• |
ide | kryesore

Basha vazhdon me fabulën e betejës pa mbarim: Vazhdojmë deri në fitore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas takimit të sotëm në Elbasan, Lulzim Basha reagoi në Facebook duke thënë beteja e tij do të vijojë deri në fitore.

Basha: Shteti mbrojti bandat. Në Elbasan vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në histori 

Sipas Bashës, fushata nisi në krahun e qytetarëve dhe për ta, prandaj beteja do të vijojë në krahun e tyre. “Beteja do të vijojë deri në fitoren e Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare.” – shkruan Basha, edhe pse për shumëkënd ende sot pyet: “Si?”

Postimi: 

Ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë. 

©LAPSI.AL 



6 Comments

  1. Vetem ne Shqiperi durtrikitet ai qe vjedh.
    Atehere duhet me dale nje hajdut me i madh se Rama sipas opinionisteve e races kritikuese “brenda PD” pasi , sigurt qe mezi kane prit rezultatin e vjedhjes, po sigurte kane votu kunder PD.

  2. Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…
    – ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
    – ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *