• |
ide | kryesore

BE/ Konferencë e jashtëzakonshme të martën për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Mesme

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Europian do të mbajë një video konferencë të jashtëzakonshme online me ministrat e  Jashtëm të BE-së në lidhje me situatën e dhunës në Lindjen e Mesme. Në një postim në Twitter përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell njoftoi se në konferencën e thirrur prej tij të martën do të diskutohet kontributi që mund të japë BE për t’i dhënë fund dhunës aktuale atje. Postimi shoqërohet edhe me deklaratën e BE-së në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një video konferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, shkruan Borrell.

Borell thekson se ekziston një nevojë urgjente për të adresuar shkaqet thelbësore të konfliktit dhe për të gjetur një rrugë politike, e cila lejon një kthim në negociatat kuptimplote drejt një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht. Ai nënvizon se këto cikle të vazhdueshme dhune duhet të marrin fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *