• |
ide | kryesore

Dokumenti/ PD shkon në zgjedhje, më 13 qershor zgjedh kryetarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike do të mbajë zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë për datën e zgjedhjeve si dhe përbërjen e komisionit zgjedhor. Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.


Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj. Fushata do të mbahet nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë” për kryetarin.


Komisioni Zgjedhor do të ketë në krye Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani. Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata dhe ndihmës Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Lereni fare me mire.
    Dihet qe sot, se kush fiton.
    Basha 80%.
    Dhe ne 2025 prap zgjedhje per krytar.
    Po si mund te behen zgjedhje per kryetar, pa u gjetur se cfar caloi ne 25 prill, dhe se cili do mbaj pergjegjsin per humbjen.
    Nuk e mare vesh.

  2. Nga lideri i përjetshëm Sali Berisha, Partia e Ladvishme Demokratike ka lëvizur në Liderin e Përjetshëm Lulzim Basha.

    Shqipëria ka nevojë për alternativë qeverisëse, për tju dhënë zë popullit tjetër që nuk përfaqësohet nga kjo qeveri që është. Shqipëria nuk ka nevojë për kryetarë të përjetshëm me parti përsonale.

  3. Ish-deputeti i PD dhe drejtuesi i KQZ në rinumërimin famëkeq të vitit 2011 të votave për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arben Ristani ka pranuar haptazi atë që të gjithë e dyshonin.

    Ristani e ka quajtur Bashën një humbës të përhershëm që nuk ka fituar asgjë duke thënë se “në 2011 e di unë sesi fitove”. Fjala e tij është ndërprerë nga deputeti Ervin Salianji duke bërë që Ristani të heshtet me ovacionet e të tjerëve për Salianjin.

  4. Nuk kishte mikrofona, podium ku të flisje, por ishte thjesht një sallë ku do të fliste kryetari i partisë dhe sekretari i përgjithshëm. Kritikët nuk u dëgjuan. Pati incidente gjatë fjalës së zotit Kadilli, ku persona që nuk ishin fare pjesë e Këshillit Kombëtar u munduan ta intimidojnë dhe t’i ndërprisnin fjalën.

    PD i ka humbur këto zgjedhje. E pyeta zotin Basha nëse do të shkonte në shtator dhe të betohej përpara zotit Ruçi në parlament dhe përgjigja ishte Po. Atëherë themi do hyjmë në parlament, por nuk njohim rezultatin, kësaj i bie të tallemi me demokratët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu