• |
ide | kryesore

Inter, Stellini flet në vend të Contes: “Episodet komentojnë vetë…”

-Instant, Sport



Pas disfatës me Juven, Antonio Conte nuk doli të flasë siç ishte planifikuar duke lënë Cristian Stellinin të prezantohet tek mikrofonat. “Si po e përjeton Conte këtë moment? Me qetësi, në këtë cast ne jemi duke e shijuar plotësisht momentin – shpjegoi ndihmësi i trajnerit të Interit. Ne kemi ende një javë kohë për të nderuar dhe provuar se jemi skuadra më e fortë në këtë kampionat. Po e bëjmë me mentalitetin e duhur, edhe sot e vërtetuam”. “Skuadra në fushë bëri atë që duhej dhe gëzimi për titullin e fituar mbetet – shtoi ai -. Pastaj disa episode janë aq të qarta dhe të dukshme sa flasin vetë…”.

“Ne bëmë atë që duhej të bënim – shtoi Stellini -. Djemtë u treguan të aftë dhe luajtën një ndeshje të mirë. Mund të kishte shkuar më mirë. Donim të respektonim angazhimin dhe titullin që kishim fituar.” “Që sezonin e kaluar bëmë një paraqitje të rëndësishme – vazhdoi ai. Këtë vit ne fituam titullin dhe në të ardhmen duhet të përmirësohemi në qasjen tonë ndaj ndeshjeve të Ligës së Kampionëve”. “Duhet të përmirësojmë rezultatet tona në Evropë dhe të ngremë nivelin teknik – shtoi zëvendësi i Contes -. Ne krijojmë shumë shanse shënimi, por jo gjithmonë i kemi realizuar ato në mënyrën më të mirë”.

Pastaj disa fjalë për performancën e Lautaro Martinez: “Ai është një sulmues që të kujton Agueron. Ai ka shumë hapësirë për përmirësim dhe është rritur shumë sepse ka punuar po kaq shumë”. “Ai gjithashtu bën shumë punë të pista për ekipin – shtoi ai -. Nuk është e lehtë për të gjetur një sulmues me karakteristikat e tij.” “Ne jemi shumë të kënaqur me të e nuk i dëgjojmë zërat e merkatos – përfundoi Stellini -. Ai është një lojtar i Interit dhe Interi dëshiron ta mbajë shtrënguar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *