• |
ide | kryesore

Korea e Veriut tërhiqet nga kualifikueset e Katar 2022: asnjë motiv për këtë vendim absurd nga Federata

-Instant, Sport



Ekipi kombëtar i futbollit të Koresë së Veriut është tërhequr nga kualifikueset për Kupën e Botës 2022 në Katar si edhe nga ato për Kupën e Azisë 2023. Lajmin e ka bërë të ditur AFC, konfederata aziatike e futbollit përmes një komunikate për shtyp pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi të çuditshëm.

Një lëvizje surprizë e vendit komunist edhe pse Koreja e Veriut, muajin e kaluar, njoftoi heqjen dorë nga Lojërat Olimpike të Tokios të planifikuara për këtë verë, për shkak të rrezikut të infeksionit me koronavirus. Qëllimi është të mbrohen atletët nga kriza globale shëndetësore, gjë që mund të jetë edhe pas vendimit për të braktisur fushatën kualifikuese drejt Katar 2020, duke rrezikuar edhe sanksionimet nga FIFA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *