• |
ide | kryesore

Kryeministri i Izraelit zotohet: Sulmet ajrore në Gaza do të vazhdojnë

-Instant, Lajme, Planet



Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit palestinez që prej disa ditësh është shkallëzuar, tanimë është zgjeruar edhe në Jordanin Perëndimor, teksa konflikti në Gaza hyn në ditën e shtatë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojë të përgjigjet me forcë ndaj sulmeve me raketa. Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën tre palestinezë herët të Dielën, thanë zyrtarët shëndetësorë. Sipas BBC, militantët palestinezë qëlluan me raketa drejt Tel Aviv, duke bërë që njerëzit të braktisnin banesat.

Në një fjalim televiziv të shtunën vonë, Netanyahu tha se sulmet do të vazhdonin për “për aq kohë sa ishte e nevojshme” dhe se gjithçka që ishte e mundur po bëhej për të kufizuar viktimat civile.

“Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli është përgjigjur me forcë këtyre sulmeve dhe ne do të vazhdojmë të përgjigjemi me forcë derisa siguria e popullit tonë të rivendoset”,  shtoi ai.

Ai akuzoi Hamasin për “kryerjen e një krimi të dyfishtë lufte” duke synuar civilët izraelitë dhe duke përdorur civilët palestinezë “si mburoja njerëzore”. Komentet e tij u pasuan me një përshkallëzim dramatik të konfliktit gjatë ditës së djeshme, me Izraelin që bombardoi shtëpinë e një komandanti të lartë të Hamasit dhe shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare, përfshirë Associated Press. Kjo u pasua nga një breshëri e re raketash të Hamas-it.

Aeroplanët e luftës dhe artileria e Izraelit kanë goditur qindra objektiva përreth Gazës, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *