• |
ide | kryesore

Lajmi i bujshëm i AS, Zidane i ka komunikuar lojtarëve largimin: Real Madrid ka tre emra për pankinën

-Instant, Sport



E ardhmja e Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid tani është në përfundim. Francezi nuk ndalet së dhënë shenjat e largimit të tij të mundshëm dhe, sipas mediave iberike, gjithashtu i ka komunikuar skuadrës qëllimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit. E Real tashmë ka një listë të kandidatëve të mundshëm. Në linjë të parë janë Raul dhe Allegri. Ish-sulmuesi, i cili ka qenë në krye të Castillas që nga qershori i kaluar, ka avantazhin e njohjes së të rinjve të klubit, ndërsa ish-trajneri i Juventusit ka përvojë në nivelin më të lartë dhe është kërkuar nga Florentino Perez edhe tre vjet më parë.

Një emër tjetër është ai i Joachim Löë (i cili do të largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar gjerman) por ai është një kandidat më pak i fortë se dy të tjerët. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja AS, Allegri është favoriti dhe Raul plani B. Sigurisht që tekniku italian do të ishte entuziast për të drejtuar klubin më prestigjioz në botë dhe fraza që Florentino Perez u besoi miqve të tij një muaj më parë (kam zgjedhur një trajner të shkëlqyer) sugjeron ardhjen e livornezit në Madrid.

Nga ana tjetër, Zizou gjithmonë ka qenë një idhull i tifozëve të Juventusit dhe është emri më i kuotuar për të marrë vendin e Andrea Pirlos. Maestro gjithashtu do të thotë lamtumirë në fund të muajit dhe për pasuesin e tij duket i destinuar francezi, që pasi la gjurmë si lojtar do të tentojë ta bëjë edhe si trajner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *