• |
ide | kryesore

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Nishani kritikon Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit ‘97. Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjerë, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.


Nishani theksoi se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, por shtoi se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.


“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangsterësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë” – tha Nishani.

3 Comments

  1. Thuaje shqip z. Nishani se kush është në të vërtetë Basha! Ishte ky me klikën e tij ne PD që e shkatërroi partine, faj për të cilin ka edhe Berisha.

    Pastaj pse kaq shpejt doli ky sorrosiani i ri Kadilli si kandidat kryetar i PD? E shikoni llumin që është futur në PD? Opozita ka nevojë per nje person të pakorruptuar në krye të saj për të ndezur sadopak shpresën.

  2. Niveli intelektual i Nishati le shume per te deshiruar. Po keshtu verej se asnje nga mendjet e kjellta ne PD nuk kerkon largimin e Bashes. Jam dakort qe Basha te ike kur humbjet te jene per faj te tij . Kesaj rradhe jane me dhjetra mijra vota te vjedhura dhe te shperdoruara.
    Rama duhet te ik, jo Basha.
    Nishani mendoj se mund te behet fare mire kryetar i Keshillit drejtues te PiSi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu