• |
ide | kryesore

Nis mbledhja e kryesisë së PD, Kadilli: Do kërkoj dorëheqjen e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në selinë e PD-së, aty ku do të zhvillohet një mbledhje me të gjithë antarët. Për mediat ai u shpreh se dhe sot do të kërkojë dorëheqjen e Bashës pasi sipas tij nuk është më një zgjidhje për PD-në.

“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër. Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër”, – u shpreh Kadilli.

Mbledhja e sotme pritet që të shoqërohet me debate brenda anëtarëve të bluve, pasi kjo është edhe përballja e parë e kryedemokratit Basha me kritikët e tij në PD, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Paraprakisht është bërë me dije se në mbledhjen e Kryesisë, Basha do të analizojë bashkë me të tjerët, zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultatet e dala në çdo qark. Kryedemokrati Basha do të bëjë publike në mënyrë zyrtare qëndrimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 25 orillit, të cilin tashmë e ka kontestuar në 9 qarqe, ku kërkon rivotim. 



3 Comments

  1. Vazhdo o Myslym bytha vazhdo.Kur tjetri i hyn nje pune duhet te kesh byth ti dhe ata shoket qe ke per rreth, ju jeni ca plera qe si duhen askujt, apo je i paguar si Topall leshi e ajo Hajdarevica, apo ai qe ngrinte tre gishta ne Vlore. ??

  2. Kur shikoj fyturen e ketij Kandillit shoh nje karierist me ambicie personale.Nje furyre plastike qe sjep asnje ndjesi pozitive.As nje buzeqeshje.Nje fytyre e zymte pa ndricim.E kunder totalisht ajo e Bashes.Njeri i qeshur dhe sic thoshin pleqte e mocem kush qesh eshte i bardhe ne shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *