• |
ide | kryesore

Nuk ndalin sulmet ajrore mbi Gaza/ Izraeli rrafshon tre ndërtesa, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e ka njoftuar AP duke cituar mjekët që thonë se këto kanë qenë sulmet të vdekjeprurëse që nga e hëna. Sipas mediave të huaja, sulmet e para këtë mëngjes u drejtuan nga objektet banuese në qendër të qytetit të Gazas.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 12 gra dhe tetë fëmijë ndodheshin mes atyre që u vranë, ndërsa 50 të tjerë mbetën të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende. Më herët gjatë së hënës ushtria izraelite njoftoi se kishte shkatërruar banesën e liderit të Hamas-it në Gaza, Yahiyeh Sinwar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *