• |
ide | kryesore

PD hap garën për kryetarin e ri/ Mësohen emrat e komisionit që do drejtojë procesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vendosur të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin më 13 qershor. Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Anëtarë të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.

Ndihmës të këtij komisioni mësohet se do të jenë edhe Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjokë Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Nga data 16 deri në 22 maj do të jetë afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD. Në 23 maj do të bëhet miratimi i kandidaturave.

Nga 24 maji deri në 11 qershor do të ketë fushatë të kandidatëve në bazë ndërsa në 13 qershor anëtarët e PD do të votojnë për kryetarin e ri. Pritet që Lulzim Basha të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por ato janë tërhequr me 1 muaj më herët. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Zgjidhni një figurë të papërlyer dhe ristrukturoni partinë nga koka te këmbët! Largojini këta tradhtarë sorrosianë me kompani që po ju marrin frymën dhe sillni ata që keni përzënë nga PD, që të bëni hajër!!

    Jeni katandisur në një parti moçalesh !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *