• |
ide | kryesore

PD shkon në zgjedhje për kryetarin, zbulohet data kur votohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka vendosur të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e saj të re.


Në mbledhjen e kryesisë së mbledhur këtë të diel, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka deklaruar se PD do të futet në proces zgjedhjesh.


Nga data 16 deri në 22 maj do të jetë afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD.

Në 23 maj do të bëhet miratimi i kandidaturave.

Nga 24 maji deri në 11 qershor do të ketë fushatë të kandidatëve në bazë ndërsa në 13 qershor anëtarët e PD do të votojnë për kryetarin e ri.

Pritet që Lulzim Basha të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por ato janë tërhequr me 1 muaj më herët. ©LAPSI.al

11 Comments

    1. E bene shpejt e shpejt si mafiet. Me mire tja jepnin Zenit a Malltezit se ta mbaje ebde dordoleci Berishes. Rama ka nis si rakete palacon Imami ne fakt shokun e Kastratit

  1. Do fitoje basha, do lihen jashte ata qe i dolen kunder. Dihet qe parvjet. Keto jane te ashtuquajturat parti politike shqiptare, grupime mafioze, ciflig i kryetareve. Dhe shpresojne shqiptaret e shkrete.

  2. A e njeh dorheqjen Basha?
    Me dy here nuk quhesh po me kater?
    Po me pese apo gjashte a quhesh bythqire?
    Shkoni ku te doni por ti nuk duhet te kandidosh me o Basha .

  3. Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…
    – ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
    – ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu