• |
ide | kryesore

Replikat në Këshillin Kombëtar/ Nishani: PD në dëshpërim. Basha: Të bashkohemi!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele Këshillin Kombëtar. Kreu i këtij këshilli është Bujar Nishani, një prej kritikëve të kryetarit Lulzim Basha. Nishani tha se PD është në pikën më kritike pas 97-ës, ndërsa shprehet se PD ndodhet në gjendje dëshpërimi me përmasa të paimagjinueshme.


“PD sot ndodhet në një situatë dëshpërimi, zhgënjimi, udhëkryqi, por edhe momenti historik. Së pari dua të shpreh simpatinë, solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kandidatët tanë për deputetë për betejën e pabarabartë që zhvilluan.


Mbi të gjitha për demokratët, aktivistët, shtabet tona elektorale, komisionerët, numëruesit, strukturat e partisë, për sakrificat e bëra në një betejë elektorale, jo vetëm anormale, por me një regjimi gangsterësh. Sot Shqipëria ka mbetur peng e të njëjtit regjim që do të vendosë fatet e këtij vendi edhe për 4 vite të tjera.

Pavarësisht skandaleve, dështimit, korrupsionit dhe shkatërrimit të shtetit që shkaktuan në 8 vite, sot jemi thirrur nga kryetari i partisë për të analizuar masakrën elektorale. Po. Masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë, por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës së hidhur.

Gjysma tjetër e të vërtetës po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar këtë betejë, çka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë. U dëshpëruam nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegien e mandateve në Parlament, por sërish e rikuperuam.

U dëshpëruam nga dështimi dhe kostoja e madhe politike që morëm nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019-ës por përsëri e rikuperuam. Sot dëshpërimi është në një përmasë të paimagjinueshme”, – ka thënë Nishani.

Ndryshe nga Nishani kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ku ka kërkuar bashkimin e të gjithë demokratëve. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura Basha ka thënë se nuk mund të drejtohet gishti ndaj askujt në sallën e PD për atë që ndodhi në 25 prill pasi kundërshtari do të ketë një armë më shumë.

Për Bashën, në PD ka vend për të gjithë, por ripërsërit se s’duhet të ketë vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, PD-në e pret një sfidë e madhe përpara, por nuk duhet harruar ajo çfarë u ndërtua si dhe mbështetja nga shqiptarët e demokratët.

“E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundërshtarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit.

Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë” – tha Basha. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. Po largohu mor lul, qe te bashkohen demokratet. Apo ti do edhe te mos ikesh po edhe te te duan. Hajde mere vesh kete.
    Nuk e kupton qe po e mbajte partin me dhune. Do krijosh carje me te thell brenda saj.

  2. “Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë” – tha Basha.”

    Nuk ka bashkim me tradhtarët e opozites dhe të vendit!! PD duhet të largojë Bashën, Kadillin, dhe të gjithë sorrosianët e tjere nga partia. Aty duhet të ngelen vetëm patriotët.

    Largoni edhe ata që kanë ardhur vetem për të ngrëne qyl, grupi i “kap çfar të kapësh”…. Turp, është bërë PD një parti rrangalle !!!

  3. Ish-deputeti i PD dhe drejtuesi i KQZ në rinumërimin famëkeq të vitit 2011 të votave për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arben Ristani ka pranuar haptazi atë që të gjithë e dyshonin.

    Ristani e ka quajtur Bashën një humbës të përhershëm që nuk ka fituar asgjë duke thënë se “në 2011 e di unë sesi fitove”. Fjala e tij është ndërprerë nga deputeti Ervin Salianji duke bërë që Ristani të heshtet me ovacionet e të tjerëve për Salianjin.

  4. Nuk më bind asnjë nga ata që i kërkojnë dorë heqjen Bashes.Disa tonë që po iku Basha Pd bëhet më e fortë!!!E fortë me kë???Me ata që nuk patën angazhim në fushatë!!!Basha si udhëheqës politik kishte fjalën në mitingje e koferenca shtypi për të çpalosur programin ,të tjerët angazhimin të bisedonin shpi më shpi po për atë program dhe bindur njerëzit.Dhe pastaj a u vodhën zgjedhjet apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu