• |
ide | kryesore

Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë për Palestinën

-Instant, Blog



Nga Klodi Leka♠/Kush mendon se populli shqiptar eshte i paafte per te dhene shembuj te medhenj humanizmi e ka teper gabim: kur Evropa i perndiqte hebrenjte per ti asgjesuar ne dhoma gazi ne u dolem per zot, duke vene ne rrezik edhe jetet tona.

Kush mendon se populli shqiptar nuk eshte vete nje shembull i bashkejeteses prape e ka gabim. Qe prej sistemit otoman te mileteve e deri ditet e sotme ne kemi jetuar ne fqinjesi te mire mes veti, shqiptare katolike dhe myslimane, por edhe me te tjere si vllehe, greke, rome, boshnjake etj.

Kush mendon se populli shqiptar nuk ka lidhje me orientin, me lindjen e afert e te mesme, perseri e ka gabim. Qe prej gjuhes se shkruar tek filozofia, religjoni, algjebra, botanika etj ne kemi shumeçka te perbashket me Lindjen, ashtu si te gjithe popujt e tjere te botes, te cilet kane shkembyer vazhdimisht qyteterim me njeri tjetrin.

Kush mendon se populli shqiptar nuk ka lidhje me islamin, serish e ka gabim: si nje vend mesdhetar kufitar, me det dhe rruge tregtare, ai ka qene toke edhe e krishterimit, edhe e islamit, edhe e bizantinizmit, edhe e tarikateve shiite. E çdo izme te madhe. Dhe islami ne Shqiperi, ashtu si katolicizmi, ka nje trashegimi te pasur artistike, arkeologjike, arkitekturore etj.

Eshte kjo jetese ne diversitet fetar dhe kulturor si dhe mbajtja e qendrimeve te drejta paçka se popull i vogel qe na ben nje bashkesi me vlera e pse jo kozmopolite karshi nje Ballkani qe ka kryer homogjenizim shabllon, shoven e te semure te vetevetes. Ne duhet te jemi krenar per trashegimine e larmishme shpirterore e materiale te se shkuares.

Por kur nuk lexon, nuk interesohesh dhe nuk e ve radaken ne pune behesh racist, islamofob, i dehumanizuar dhe nje leshko qe adhuron cilindo gangster e krimet e tij, edhe pse viktima eshte fort i ngjashem me ty e ne mos je ti vete.

Shqiptaret e kane te gjithe te drejten e botes te mbajne qendrim ne solidaritet me popullin palestinez dhe me kedo popull qe i behet dhunë pa ju tuť asfar ciniku qe jashteqet ne rrjetin social.

Ne s’duhet ta hame terrorin ideologjik, por te vazhdojme te rreshtohemi ne anen e drejte te historise.

♠Autori është aktivist i Organizata Politike. Shkrimi u mor nga Facebok i tij



26 Comments

  1. Ku e kape kete hartim?
    Po ne nje gje ke te drejte, ne
    bashkepunojme me te gjithe, perversa, hajdute, vrases shites femrash dhe femijesh, sigurimsa, bythqima te brendshem e te jashtem dhe hopa nje lutje dhe hopa u falen te gjitha. Debila me shumice, trima dhe pak bythqima.

  2. Harrove te thuash kryesoren, albanistani ,nga gjithe ky diversitet pozitiv’ eshte vrima e.fundit e kavallit ne Europe. Dhe kjo fale islamizimit. Rr.k.

  3. Me popullin po por jo me terrorizmin islamik të Hamasit.Këtë pse se ka thënë.Dhe të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur nga ky terrorizëm.

    1. Populli perfaqesohet dhe voton Hamas-in i cili nuk njeh Kosoven dhe masakrat kunder shqipetareve. Nese popullin e mendon vetem si turme jo identitare personash, ne kete rast nuk eshte e vertete

  4. Ooooo debil – Shqiptaret kane te drejte per Kosoven dhe viset e tjera Shqiptare.Rasti jone eshte i pakrahasushem me asnje vend ne bote te cilate jane pjese te trupit tone .Ne nuk jemi musliman,jemi PELLAZK, ILIR, DARDAN , ARBER

  5. Palestina nuk e njeh Kosoven perkundrazi mbeshtet serbet edhe pse kane kryer genocide ndaj popullit Kosovar, kaq eshte e mjaftueshme per te mos perkrahur palestinezet apo Akoma me keq organizaten kamikaze Hamas.

    Izraeli eshte ne te drejten e tij per tu mbrojtur nga sulmet e Hamasit

  6. Eshte interesante simbioza midis marksistave dhe islamistave.
    Te dyja e kundershtojne ekzistencen e njera tjetres dhe cuditerisht shqetesohen vetem per myslimanet ne Izrael dhe jo per miliona te tjeret si Kurdet, Cecenet, Ujguret etj..

  7. Palestinezet jane ne anen e Serbise. E quajne Kosoven toke serbe. E ende ka shqipetare qe Martin anen e Palestines.Mjerim.

  8. vrrugu i fisqirave qe zakonisht kur jane duke ju u qire grate komentojne tek mjero gelbaza paskan kohe me honger mut edhe ke lapsi. se ktu zakonisht jane nje 2-3 fisqira qe bojn komente me pseudonime graqirash. Bushi p.sh duket qe eshte delirant pellazg karngrenes qe i qihet gruja ke mjeroja dhe ke shqipttarja.com.

    p.s. ju qift netanjahu motrat.

  9. Te qfshin siç te qijne islamistet terroriste arabe ! nuk jearab o bir buçje, apo jo? (Po te jesh te falet, e shko atjee mbroi ata qe te shperthejne bythen) je shqitar evropian… islami nuk ka lidhje me evorpen o , i shkedhyer…!

  10. Zoteria qe ka bere komentin as qe e di historine.Po si duket kur meson te njeanshmen dhe e meson pjeserisht historine do te duket vetja i zgjuar dhe human.Kush nuk e denon luften!?Po a e di zoteria i vogel qe ne ate toke aty kane jetuar 3000 vjet me pare te gjithe ata popuj qe ne po flasim!Aty kane qene edhe Izraeli edhe Palestina edhe Siria edhe Egjipti,Asirianet,Perset Babilonasit,Arabet etj…Keshtu qe nuk mund te jene me te drejte sot Palestinezet “Hamasi” qe e kerkon Palestinen shtet te pavarur duke mos egzistuar Izraeli as si emer ,as si komb ,as si territor.Po mos harroni se e gjithe kjo erdhi nga perandoria Turke qe ne fund te saj solli dhe mbolli luften duke mos e lejuar Izraelin te egzistoje dhe pas 73 vjetsh qe eshte rikthyer aty ku ka qene madje shume e me shume i tkurrur.Perandoria Turke e di mire qe Jerzualemi nuk Ka qene kurre i Palestines ne asnje moment te historise.Perandoria Turke e di mire qe xhamia qe ndertoi Tek tempulli 3000 vjecar ne Jerusalem ku Izraeli adhuronte Zotin ne nuk do ta zhdukte historine e Izraelit sepse nuk e ka ditur mire qe drejta per te egzistuar aty ku Izreli eshte nga Zoti.E drejta per te mbrojtur ate pjese qe te perket eshte po e jotja dhe askush nuk ta merr dot.Ps.Kjo vlen per te gjitha shtetet, popujt,kombet.

    1. Me mire mos te kishe fol se ngaterron Testamenti e vjeter me te riun e historine e bere lemsh..Sipas kesaj i bie qe greqia te mare mesdheun e Italia francen e gjermanine..Ik e jep-i uje gomarit..

  11. O Klodi
    A i pe me ze dhe figure si protestuan palestinezet ne Beograd Serbi me parrullat Kosovo je Srbija Palestina je derzhava . (Nese nuk di serbisht perkthimi eshte Kosova eshte Serbi Pjesa tjeter e perkthimit nuk ka rendesi ). Te pakten hesht .

  12. Klodiani mbeti dangall, i shkoi jeta kobure-cakmak e Arlind Qorrit. Ky i fundit i jep nje rroge qe Klodian dangalli te lehe me terbim dhe te testoje terrenin ku me pas ecen me elegance Qorri pasi sigurohet se aty merr vemendje. I marrin leket e shoqates se tyre “Organizata politike” nga fondacioni beogradas “Roza Luksemburg” dhe sigurisht qe do i mbajne kandilin bamiresit te tyre. Bamiresi i meson te jene antishqiptare, te jene kunder Kosoves, te shkaktojne kriza te vogla qe fshehin te verteten e madhe. Dhe keta kete pune bejne: bejne sikur indinjohen per te drejtat e gayve, te drejtat e palestinezeve, te drejtat e kafsheve, te drejtat e udhetareve me abone, etj etj. GJithcka per te shkaktuar kakofoni e shperqendrim nga e verteta e madhe: shqiptaret te mos kuptojne se Edi Rama eshte armiku i shqiptareve, ai qe i do shqiptaret te ndare, e kesisoj te shtypur e te shtypshem. Edi Rama me klasen e oligarkeve ne Shqiperi dhe Kosove, e me udheheqjen shoviniste serbe – kane te gjithe nje qellim: te ndalojne bashkimin e shqiptareve te shtypur e te ndare e kesisoj t’i sundojne e vjedhin. Dhe Klodian dangalli me Qorr qorrin, ua lehtesojne punen me gjasme aktivizmin e tyre pseudo-internacionalist e pseudo-libertar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *