• |
ide | kryesore

Tentoi të trafikonte emigrantë, arrestohet 27-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka prangosur një person i cili ka tentuar që të kalojë emigrantë në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt pagesë.

Ky person, 32 vjeç, është një shtetas me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. F., 32 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër lirisë së personit). Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 14.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.” – njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *