• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët e tërbuar sulmojnë drejtuesit e Torinos: ndërhyn policia para se skuadra të zbresë nga autobusi

-Instant, Sport, Video



Nuk ishte dicka e bukur kthimi në qytet për ekipin e Torinos, pas disfatës kundër Spezias (që shpëtoi matematikisht, 4-1). Skuadra granata, që rrezikon rënien në Serie B, është pritur nga kontestimi i ashpër i rreth pesëdhjetë tifozëve. Sapo mbërriti autobusi i skuadrës së Torinos, tifozët e nervozuar hodhën tre bomba letre.

Tension ka patur gjithashtu mes tifozëve dhe drejtuesve të Torinos Comi dhe Moretti, të cilët janë shtyrë egërsisht në momentin që tentuan të qetësonin tifozët që kishin dalë jashtë kontrollit. Tifozët u larguan nga ndërhyrja e policisë, që me veshjet e posacme pati nevojë për të kryer tre sulme të lehta.

Ultrasit u qetësuan vetëm kur pranë tyre erdhën trajneri Nicola dhe kapiteni Belotti dhe bashkë me ta e gjithë skuadra. Trajneri i siguroi të gjithë duke thënë se do të nisë cdo gjë nga e para në pritje të dy ndeshjeve të fundit: e para është rikuperimi ndaj Lazios pas 3 ditësh, pastaj e fundit e kampionatit me Beneventon.

https://www.youtube.com/watch?v=B3ny-vPJEY8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *