• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet një person që mund të ketë lidhje me bandën

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline. Siç raportojnë mediat, gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Vrasja e 20-vjeçares Caroline ndodhi kur disa grabitës iu futën në banesë më 11 maj. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *