• |
ide | kryesore

Zbulohen fjalët e Bashës në kryesinë e PD dhe ftesa për kritikët brenda partisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga mbledhja e kryesisë së PD-së ku po bëhet një analizë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari Lulzim Basha u ka kthyer përgjigje kritikëve brenda partisë se ai nuk ka lejuar që PD të bashkëpunojë me bandat. Ai kërkoi që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati që zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.

“Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.

Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.

Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë” – mësohet të jetë thënë Basha.

Më herët anëtari Fatbardh Kadilli kishte kërkuar largimin e Bashës për humbjen e zgjedhjeve. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin…
    – ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
    – ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.

  2. Puna e pare qe duhet bere ne ate qe quhet PD eshte pastrimi nga dy kufomat politike,Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Kufoma e pare ka kohe qe eshte dekompozuar dhe kuterbon ere mortje! Pasi te pastrohet nga dy xhenazet,duhen hapur dyer e dritare per nje kohe bukur te gjate,derisa te mos vije ere e qelbur! Pastaj duhet padtruar me detergjent dhe te behet gati per ringritjen e asaj partie!…

  3. “e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.” – tha Basha.

    Eh mër Lul, sa bythë e zgjut je! Flet në emër të të tjerëve (ata janë …) pa të dhën lejen kush. Ti je nje thëngjill i mbuluar, një tradhtar i opozitës, një flokë-lyer me xhel që vetëm ke “fjalë të mira dhe gur në trajse”…. Tipik mashtrues! Koha për të marr valixhet ti me shokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *