• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha mbledh sot Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Këto mbledhje zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Mbledhja me anëtarët e Kryesisë do të zhvillohet në orën  17:00, në selinë blu, ndërsa dy orë më pas kryedemokrati Basha do të takojë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në takimin e sotëm pritet të ketë debate pasi do të jetë edhe përballja e parë e Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujar Nishanin dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadillin. Kujtojmë se që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *