• |
ide | kryesore

17 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 humbje jete (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Maj 2021)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 1,107

Të shtruar në spitale 80

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396

Raste pozitive 132,032

Raste të shëruara 125,419

Raste Aktive 4,178

Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3276

Shkodër 175

Korçë 160

Gjirokastër 96

Fier 90

Lezhë 88

Vlorë 87

Elbasan 67

Berat 53

Durrës 40

Kukës 23

Dibër 23



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *