• |
ide | kryesore

Akuza e fortë e Bujar Nishanit: Basha, shërbëtori që i duhet Ramës

-Instant, Të fundit

Ish presidenti Bujar Nishani i ka lënë zakonet e postit që ka pasur dhe i ka dhënë fund vetëpërmbajtjes. Sjellja dhe reagimi i Lulzim Bashës e ka nxjerrë edhe atë nga binarët. mënyra sesi lideri demokrat u përball me disfatën e 25 prillit dhe për më tepër mënyra anti demokratike se si ai po menaxhon rizgjedhjen e tij i kanë rritur tonet e ish kreut të shtetit. Sipas Nishanit, Basha përdor standarte të dyfishta, ai nuk respekton vendimarrjen e këshillit kombëtar dhe për të gjitha këto ai është njëiu që i shërben më së miri regjimit të Ramës.


Lexo më tej:


Andi Bushati: Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës  

 

“Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë” ka shkruar Nishani në Facebook duke e akuzuar kreun e PD si një njeri që i intereson “veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve”. Dhe kjo sipas ish kreut të shtetit është “shërbimi më i denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama”.

Deklaratat e forta të kritikëve. Basha i hap rrugën garës fallco për kreun e PD

 

Nishani nuk ka harruar të kujtoi se vendimin absurd për tu rizgjedhur Basha e mori “në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë”.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. Patjeter qe eshte sherbetor i pallosh rames dhe eshte citim i sakt . Imagjinoni kur Bashen e mbronjne ata qe nuk lane balt e mut pa i hedhur persiper si tellalli i qelbesirave M.Nano , Merushe kurva , Minxhozi , Frrok karaputana. Ooooooo Bashaaaaaaaa duhet te kishe ik me kohe. Çdo minute qe kalon vetem sa te perkeqeson ty , opoziten dhe vendin .Me keq se kaq opozita nuk mund te shkonte . Go Basha go

  2. E çfar kemi thënë gjithë këtë kohë: Basha është një tradhtar, që duhet përzënë në mënyrë të dhunshme nga partia. Pastaj vazhdoni me parazitët e tjerë, Kadilli e kompani.

  3. Për sa Rama vjedh dhe shteti i tij narkoman ndihmon në vazhdimësinë e tij kriminale çdo kush drejtues në Pd do të quhet shërbëtor i tij.Edhe ju z.Nishani e të tjerët me radhë.Disa i dimë që kanë qënë me kohë sherbëtor të Ps që nga 97 prandaj boll me akuza qesharake ndaj Bashës se po humbni autoritetin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu