• |
ide | kryesore

Alban Skënderaj, Noizy dhe zelgiy Doda së shpejti në bashkëpunim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kush do e donte një album të ri nga Noizy? Me siguri të gjithë fansat e reperit, ndaj Noizy ka vendosur që t’ua plotësojë të gjithëve dëshirën me një super projekt.
Para pak ditësh, reperi ka bërë të ditur se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza. Noizy ka treguar se këngët do të publikohen çdo javë ose 10 ditë, ndërsa titulli i albumit do të zbulohet së shpejti. Për reperin ky është albumi më i preferuar deri më tani, ndaj të gjithë u bëmë super kurioz të mësojmë se ç’ka përgatitur këtë herë Noizy.

“Albumi është gati… Dhe publikimi i këngëve do të bëhet çdo javë/10 ditë nga një super mega hit. Ky album është më i preferuari deri tani. Së shpejti titulli dhe track list”, shkruan Noizy në një postim.

Mesa duket pjesë të këtij albumi do të jetë dhe një super bashkëpunim mes tre emrave më të zë të momentit. Elgit Doda, Alban Skënderaj dhe Noizy po bashkojnë forcat për të sjellë një hit veror. Këtë lajm e ka “konfirmuar” vetë producenti i njohur përmes një postimi në Instagram. Pak orë më parë Elgiti ka publikuar një foto ku shihet duke matur tensionin në studion e tij muzikore, krahas së cilës ka shkruar:
“Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!”
Në këtë postim, ai i ka bërë “tag” Albanit dhe Noizy-t duke lënë të kuptohet kuptohet se treshja po vijnë me një projekt të përbashkët, që padyshim që do të kthehet në një hit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *