• |
ide | kryesore

“Arritëm në Europë, tani titulli…”: Daja tregon momentet e nervave dhe dy finalet e fundit

-Instant, Sport



“Sot kemi realizuar një objektiv që arritëm në Europë. Nuk duhet të kënaqemi e këtë. Të gjitha këto bëjnë që të kishte tension. Teutën nuk e kishim mundur në 3 takimet e tjera”. Një Ilir Daja me këmbë në tokë pas triumfit në fushën e Niko Dovanës që e ngjiti Partizanin në krye të klasifikimit dy javë nga fundi. Tekniku ka treguar edhe mënyrën e përballje me presion lart, që dallon në lojën e të tijve. “Kishte një fillim të vrullshëm të Teutës, bënë që ekipi të kishte probleme. Nuk i kthej lojtarët në presing difensiv, jam trajner që dua presion në sulm. Nëse luajmë në fushën tonë, kemi punë për të bërë. Ishim sipër me presingun”.

Daja natyrisht nuk mund të mos ishte nervoz në një ndeshje që vendoste sezonin: “Ndonjëherë edhe ne trajnerët e kalojmë cakun. Momentin kur e gjuajta topin me nervozizëm, ishte për lojën në pjesën e parë dhe për ndonjë gjë tjetër. E kisha për këta këtu” u mundua të shpjegohej tekniku.

Tani janë edhe dy ndeshje deri në fund, dy finale në të cilën për titullin kampion, Partizani nuk duhet të gabojë: “Ndeshja me Vllazninë është shumë e rëndësishme, pasi është ndeshja e parafundit. Nuk do e kemi të lehtë në Ballsh, të fokusohemi te Vllaznia dhe pastaj të mendojmë për Bylisin” përfundoi Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *