• |
ide | kryesore

Blinken: SHBA është gati të mbështesë armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka folur për situatën mes Izraelit dhe Palestinës ndërsa ndodhet në një vizitë në Danimarkë. Blinken u bëri thirrje palëve që të mbrojnë civilët e sidomos fëmijët ndërsa theksoi se Izraeli, si demokraci ka një barrë shtesë për ta siguruar mbrojtjen e tyre.

“Ne do të bëjmë një diplomaci intensive për t’i dhënë fund këtij cikli aktual të dhunës,” tha ai në një konferencë shtypi në Kopenhagë.

“Ne jemi gati të japim mbështetje nëse palët kërkojnë një armëpushim,” shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *