• |
ide | kryesore

Basha i gënjeu demokratët ndaj duhet të ikë

-Instant, 2, Ide



Kjo mbledhje e KK zhvillohet në një prej situatave më kritike e delikate të PD që prej situatës së vitit 1997.
PD sot ndodhet në një situatë dramatike, dëshpërimi, zhgënjimi, udhëkryqi por dhe momenti historik.

Së pari dua të shpreh simpatinë, solidaritetin, mirënjohjen time për të gjithë kandidatët tanë për deputet, për betejën e pabarabartë të zhvilluar, mbi të gjitha për demokratët dhe aktivistët tanë të shtabeve elektorale, komisionerët, numëruesit strukturat e partisë në bazë, për sakrificat e bëra në një betejë elektorale jo vetëm anormale por me një regjim gangsterësh.

Të nderuar anëtar të KK, ditën e parë të mbledhjes së këtij Keshilli, kur dhe më nderuat me postin e Kryetarit ju jam drejtuar me fjalët : se përballë kemi një regjim gangsterësh dhe na pret një beteje dhe jo konkurence normale politike.

Sot për fatin e keq të secilit prej nesh, të cdo demokrati, për fatin e keq të vet Shqipërisë, ne nuk mundëm të fitojmë këtë betejë elektorale dhe kemi dalë pas 25 prillit pa asnjë ndryshim për Shqipërinë.

Sot Shqiperia ka mbetur e humbur, ka mbetur peng i të njëjtit regjim që do të vijojë të kontrollojë dhe vendosë fatet e këtij vendi edhe për 4 vitet e ardhëshme, pavarësisht skandaleve, dështimeve, korrupsionit e shkatërrimit te shtetit prej 8 viteve të shkuara.

Sot jemi thirrur nga Kryetari i Partisë për të analizuar masakrën elektorale.

Po, masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës.

Eshtë gjysma e të vërtetës së hidhur që i atribuohet krimit elektoral shkaktuar nga pushteti zyrtar dhe shteti paralel ngritur po nga pushteti, por gjysma tjetër e të vërtetës, po aq të hidhur, është dështimi ynë për të fituar, cka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë.

Sot jemi thirrur për të analizuar vetëm gjysmën e parë të së vërtetës.
Por gjysëm e vërteta nuk është kurrë e vërteta !

Gjithsesi, si gjysma e parë e të vërtetës ashtu dhe gjysma e dytë e saj, pra e tërë e vërteta nuk mundet të analizohet, gjykohet e konkludohet drejt, plotësisht dhe saktë nga ky institucion i nderuar dhe më i larti në hierarkinë e PD përpara se kjo situatë e sotme të analizohet e gjykohet nga baza e partisë, nga demokratët e terrenit, njerëzit e vijës së parë të betejës.

Ata dhe vetëm ata e njohin të vërtetën më mirë e më drejt se cilido prej nesh ne këtë sallë.
Ata dhe vetëm ata do vijojnë të jenë humbësit e mëdhenj, pa punë, pa bukë, pa mundësi për të patur një bisnes, të përbuzur e abandonuar nga zyrat e shtetit vetëm e vetëm pse janë demokratë në bindje dhe anëtarë të kësaj familje.

Kjo sepse beteja jonë nuk nisi e nuk mbaroi më 25 prill.

Beteja me bandën e masakrës elektorale të 25 prillit ka nisur që prej shtatorit të vitit 2013 dhe do të vijojë deri sa ta rrëzojmë politikisht.

Pse analiza duhet të nisë tek demokratët e terrenit, tek antarësia, tek nukli, tek e vërteta më e madhe e PD ?

Për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse analiza e shkaqeve, faktorëve, arsyeve që nuk arritëm të fitonim nuk është uniforme, nuk është unike në të gjithë territorin.
Shkaqet dhe arsyet e mosfitores në Tiranë janë të ndryshme nga ato të Gjirokastrës, ato të Korcës të ndryshme nga të Beratit, ato të Durrësit të ndryshme nga ato të Elbasanit, e kështu me rradhë.

Ndaj objekti i kësaj mbledhje nuk është as plotësisht i duhuri dhe as në kohën e duhur.
Padyshim që analiza përfundimtare dhe konkluzioni përfundimtar do të bëhet këtu, në këtë forum, por vetëm pasi të kemi dëgjuar ata që bëjnë të mundur ekzistencën e kësaj partie.
Strukturat, bazën e Partisë.

Të nderuar anëtarë të KK, situata sot në bazën e partisë është dramatike !

Demokratët janë të dëshpëruar, zemërthyer e besim humbur si asnjëherë më parë, që pas humbjes që pësuam në 2013.

U dëshpëruan kur u zhgënjyen nga dështimi i protestës në Çadrën e Lirisë por e rikuperuan atë.
U dëshpëruan nga marrveshja e Majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve, por e rikuperuan atë !
U dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegjen e mandateve në Parlament , por e rikuperuan edhe atë !
U dëshpëruan nga dështimi dhe kosto e madhe politike që morën nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019, por përsëri e rikuperuan atë.

Sot dëshpërimi është i një përmase të paimagjinueshme !

Kush nuk e njeh këtë situatë që është në bazë, nuk e njeh fare realitetin e nuk mundet kurrsesi të gjykojë në emër të atyre njerëzve atje, nuk mundet të gjykojë punën e tyre, sakrificat e tyre, problemet që ata hasën e u perballën në këtë betejë.

PD ka paraqitur sot ankimimet e saja, pretendimet e saja, provat që gjykon për masakrën elektorale.

Kjo është normale dhe shumë mirë që është ndërmarre ky proçes.

Por ky është një proçes që ne vetëm e iniciojmë, e prezantojmë !
Nuk jemi ne që e shqyrtojmë, që e gjykojmë dhe që vendosim për të.
Ky është një proçes që i takon atyre institucioneve dhe mekanizmave që janë ngritur me dakortësinë, angazhimin dhe miratimin edhe të PD.

Ajo që ne mund të bëjmë sot është gjykimi i fakteve politike që as i ndryshojmë dot e as i kundërshtojmë dot.

Po rendis disa prej tyre ;
Më 25 prill vetëm 46% e votuesve shqiptarë u sensibilizuan, u bindën e u angazhuan në pjesmarrjen e votimeve.

Historia e ndryshimeve të forta politike kudo ka treguar se kur populli është i motivuar thellësisht për ndryshimin, ai derdhet si dallgë në qëndrat e votimit për të bërë ndryshimin.

Ne vetë e premtuam këtë gjatë fushatës elektorale.
Por dështuam ta realizojmë dallgën popullore për ndryshim !

PD me formulën elektorale që u paraqit arriti të marrë më shumë vota se në 2017 por përsëri më pak se në 2013 kur humbëm, e lamë pushtetin dhe shumë njerëz morën përgjegjësitë personale politike ne këtë parti.

Pas 25 prillit maxhoranca socialiste mbajti përsëri 77 mandate sa kishte në 2017.

Pas 8 vitesh qeversje plot skandale, korrupsion e urrejtje popullore ndaj PS,
PD rezulton 9,5 pike % poshte PS.

Pra përsëri parti e dytë me diferencë të madhe.
Qartazi PS e shtoi thesin e saj elektoral me vota të blera, me përdorimin e pushtetit, parave, krimit etj etj, por ne nuk arritëm ta mbushim thesin tonë elektoral për të qënë fitues.

Në zgjedhje ose fiton ose humb !
Në mes nuk ka !

Ne po e nisim legjislaturën e shtatorit të 2021 atje ku e lamë legjislaturën e shkurtit të 2019.
Pra, thjesht jemi kthyer 2,5 vite pas !

U dhanë garanci demokratëve se vota e shqiptarëve nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk e mbajtëm fjalën !
Deklaruam se fitorja është në kuti, kur proçesi i votimit u mbyll.
I gënjyem demokratën !

Të nderuar anëtar të KK !
ne ju prezantuam e premtuam demokratëve por dhe shqiptarëve perpara këtyre zgjedhjeve, risi politike, program të detajuar qeverisës, model europian të funksionimit të institucioneve shtetërore pasi drejtimin e vendit ta merrte PD .

Njëra prej këtyre risive ishte Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave për deputet.
Pranova kërkesën dhe lutjen për tu angazhuar në këtë komision me vetëdijen e plotë politike e qytetare për të marrë përsipër cdo përgjegjësi, por me seriozitetin më maksimal.
Koshient, që cdo përgjegjësi më mirë të kalonte tek ne anëtarët e atij komisioni se sa tek Kryetari i Partisë i cili kishte paguar një kosto të madhe politike në 2017 me listën e kandidatëve.

Caktimi ynë në atë komision, kompetencat dhe tagri ynë, metodika e punës e gjithshka bëmë ishte përcaktur me vendim e votim të kryesisë së PD dhe këtij Këshilli.
Vendimet e atij komisioni mund të kenë qenë tërësisht të gabuara por një lider partie nuk takon veçmas të pakualifikuarit e ju deklaron se ai komision nuk ka asnjë vlerë dhe se cdo njeri në këtë parti kontratën e ka vetëm me Lulzim Bashën.
Kjo është e turpëshme !

Kryetari i Partisë mund ta konsideronte të dështuar punën e atij komisioni dhe kishte të gjithë tagrin të thërriste Kryesinë e KK e të anulonin të gjitha vendimet e tij, të anulonin vetë komisionin e të kryente një proces tjetër.
Lideri është lider, sillet me burrni, kurajo, transparencë dhe institucionalizëm !
Jo me kulisa e as me kontrata personale !
Perndryshe shqiptarët nuk të besojnë e nuk të votojnë !

Kushtetuta e PD (Statuti) thotë se kandidatët për deputetë miratohen nga Kryesia dhe KK.
Miratimi realizohet përmes prezantimit të tyre para Kryesisë e KK, diskutimeve për ta e votimit nominal të tyre.

Leximi rendor i listës pa asnjë mundësi njohje të shumë prej tyre, pa diskutime e pa procedurën e votimit nuk është miratim.

Kur shqiptarët të shohin se ti nuk përfill e as nuk zbaton kushtetutën e partisë kurrë nuk do të besojnë se ti do të respektosh neser si qeveri Kushtetutën e shtetit.
Ndaj nuk të besojnë e as të votojnë !

Strukturat e PD, shtabet elektorale nga QV e deri tek shtabi në nivel dege e qarku u lanë pa asnjë financim e pa asmjë mbështetje logjistike në një fushatë ku kundërshtari ynë politik qarkullonte miliona e miliona në infrastrukturën dhe trupën e vet elektorale, ca si burime të ligjshme e ca si të paligjëshme.

Ne kemi eksperienca elektorale dhjetra vjecare në këtë parti.
Në 2021 PD është më e pasur se në të gjithë vitet e së shkuarës kur kemi qenë në opozitë.
Kjo është e pafalshme !

Të nderuar anëtar të KK,

Askush të mos harrojë se e majta ka formimin gjenetik, ambicje strukturore dhe platformën politike për ta dekompozuar alternativën politike kundërshtare të saj.
E vetmja alternativë serioze kundërshtare politike e saj, të paktën sot për sot, është PD !
E majta do të përdorë të gjitha mekanizmat, format dhe platformat e mundëshme ta bëjë te paqenë PD edhe pse ajo do të figurojë formalisht në sfondin politik si subject politik.

Kjo nuk do të jetë thjesht fitore e së majtës por do të jetë përgjegjësi e rëndë politike dhe turpi historik i gjeneratës sonë, nëse e lejojmë të ndodhë !

Kam mendur gjithmonë se kemi dy rrugë të përballjes me Edi Ramën.
E para të mobilizojmë grupe force për tu përplasur me grupet kriminale të tij.
Në gjykimin tim kjo nuk do te ishte e suksesshme, pasi në çdo rast shumica e të “fortëve” rrjeshtohet me pushtetin kur ai i thërret e mbi të gjitha përplasja civile nuk ka fitues për shqiptarët.

Rruga e dytë, do të ishte mobilizimi dhe fitimi i besimit dhe angazhimit të shumicës dërrmuese të votuesve ditën e zgjedhjeve në kutitë e votimit.

Ne edhe më 25 prill nuk e arritëm këtë, që ishte e që mbetet e vetmja alternativë e jona për të fituar !

Shqipëria mbeti përsëri sot peng i një pushteti të inkriminuar, manipulativ e jashtë standarteve normale demokratike.

PD sot flet për një masakër elektorale.
Plotësisht dakort !

Por e pamjaftueshme, e paqartë dhe jo ezauruese për opinionin e demokratëve së pari dhe për të gjithë opinionin në përgjithësi.

PD duhet të shprehet qartë, i njeh apo nuk i njeh institucionet e dala nga kjo masakër elektorale.
A e njeh PD një Parlament të dalë prej kësaj masakre dhe a do të jete pjesë e legjitimimit të atij Parlamenti .

A e njeh Qeverinë e dalë prej kësaj masakre elektorale dhe a do të behet palë e bashkejetesës politike me të qoftë edhe si opozitë ?

Demokratët presin një qëndrim të qartë dhe pa dredha për këtë !

Ajo që më takon mua të them sonte në këtë mbledhje si konkluzion paraprak ka të bëjë me faktin e pakontestueshëm.

Pasi nuk fituam dot në këto zgjedhje; na duhet të reflektojmë fort, të ndryshojmë katërcipërisht, të reformohemi tërësisht, të ringrihemi fuqimisht, të rritemi masivisht e vetëm kështu do të jemi gati të fitojmë ! Ky eshte momenti!

E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik !

Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë !
Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë.
Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.

Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike.
Procesit të së ardhmes së saj.

Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD.
Jo, natyrisht që jo.

Por është një hap që relakson kaosin e shkatuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë !

Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë !

Kjo kërkon të hyjmë në një proces jo të lehtë, jo të shkurtër por të domosdoshëm reformimi.

Nevojitet menjëherë të ngrihet një komision i besueshëm, me integritet, me eksperiencë dhe përfshirës për të drejtuar e menaxhuar këtë proçes.

Duke filluar me hapjen e analizës në bazën e partisë nga seksioni deri tek dega.

Të nisë puna për një statut të ri ku të rikonsiderohet tërësisht procedura dhe formula e zgjedhjes së Kryesisë së partisë dhe KK.

Të krijohet Senati i partisë përveç Kryesisë e KK.

Të futet institucioni i Referendumit në parti.

Procesi i seleksionimit të kandidaturave për kryetar dege, kandidat për kryetar bashkie, kandidat për deputet dhe këshilltar lokal, të kalojë përmes sistemit të primareve dhe jo modelit të “fundoreve” që u përdor në rastin e fundit.

Të sanksionohet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit te partisë në rastin e humbjes në zgjedhjet parlamentare.

Drejtuesit e degëve dhe kryesitë e tyre të kalojnë në një proçes votbesimi pasi lista e anëtarësisë të jetë korrektuar dhe përfshirë të gjithë anëtarët e partisë.
Koncepti i “listës së anëtaresisë aktive” është model manipulativ dhe na barazon me atë model manipulativ për të cilin ne sot po denoncojmë Edi Ramën !
Së fundi të konkludojmë përmes një procesi të hapur, të drejtë, demokratik e të barabartë për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë.

Natyrisht që mund të pasurohet ky proçes ringritje me propozime të shumta që nga baza e deri tek KK, por ajo që mbetet detyra jonë kryesore sot e mot është ringritja e partisë e cila sfidën e saj më të madhe e ka dhe do ta ketë me besimin

Pa fituar besimin tek vetvetja nuk do mundemi dot kurrë të fitojmë besimin tek shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe kjo parti të bëhet edhe njëherë Shtëpia e Madhe e Lirisë.

Fjala e ish presidentit në Këshillin Kombëtar të PD



12 Comments

  1. Ish-deputeti i PD dhe drejtuesi i KQZ në rinumërimin famëkeq të vitit 2011 të votave për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arben Ristani ka pranuar haptazi atë që të gjithë e dyshonin.

    Ristani e ka quajtur Bashën një humbës të përhershëm që nuk ka fituar asgjë duke thënë se “në 2011 e di unë sesi fitove”. Fjala e tij është ndërprerë nga deputeti Ervin Salianji duke bërë që Ristani të heshtet me ovacionet e të tjerëve për Salianjin.

  2. Dengla te Jari Gamorit gjysem i paralizuar qe nuk lidh dot as opingat e veta!
    Thuaj mor idiot se kush eshte ideja jote
    1 – Te njihen zgjedhjet ose 2 – te mos njihen zgjedhjet
    Kaq, hajt te fala Odetes te shpia…

  3. Nuk kishte mikrofona, podium ku të flisje, por ishte thjesht një sallë ku do të fliste kryetari i partisë dhe sekretari i përgjithshëm. Kritikët nuk u dëgjuan. Pati incidente gjatë fjalës së zotit Kadilli, ku persona që nuk ishin fare pjesë e Këshillit Kombëtar u munduan ta intimidojnë dhe t’i ndërprisnin fjalën.

    PD i ka humbur këto zgjedhje. E pyeta zotin Basha nëse do të shkonte në shtator dhe të betohej përpara zotit Ruçi në parlament dhe përgjigja ishte Po. Atëherë themi do hyjmë në parlament, por nuk njohim rezultatin, kësaj i bie të tallemi me demokratët.

  4. Z.Nishani!
    Ju thoni qe masakra elektorale ka ndodhur dhe kjo eshte gjysma e te vertetes!
    E pra dije se kjo eshte GJYSMA me e rendesishme ne demokraci!
    Nuk ka rendesi per ke voton!
    Rendesi ka te votosh i LIRE e rendesi ka te lexohet vota jote siç duhet!
    Asnjera nuk ndodhi ne keto zgjedhje!
    Masakren nuk e beri Basha por qeveria!
    Tani duhet te bashkoheni per ate GJYSMEN e pare!!!!
    Shkarkimi ose dorheqja e Bashes nuk eshte asgje para VJEDHJES se votes!!!!
    Mos çoni uje ne mullirin e atyre qe bene masakren elektorale!!!

  5. Basha po qe po , biles duhet te ik duke vrapuar por edhe ti duhet te largohesh .
    E gjithe ju kasta e vjeter duhet te largoheni nga drejtimi i PD-se . Drejtimin duhet ta marrin te rinjte . Une propozoj dhe mendoj se kandidatura me e mire eshte Agron Shehaj , nje njeri i paperlyer , inteligjend dhe mbi te gjitha ngjall besim te plote tek elektorati blu .

  6. O bujar, ti je nje rr Ari, dhe e dime te gjithe. Shko ço makinat e partise per servis. Per te tjera zben. Nuk ke vlera, as ide (ideja jote e fundit ka qene :poshte komunizmi), pse na hap barkun me deklarata si politikan madh? Mendon vertet se ke tager te na japesh mend o loqe?

  7. Parae te çfaqin pikpamjet e tij brilante , pere nje lidership te ri teori krejteisht e para koheshme e per momentin katastrofike . Jari para se te bertase kunder kryetarit te P.D. Do ishte e drejte e morale te tregonte kontributin e tij ne zgjedhjet e 25 Prillit . Rezultatin ne degen ku banon . Mos te mburrret me postin e marre . P.D.ja ka kaluar momente edhe me te veshtira e u ringrit me e fuqishme ( 1997)qe zotrija ne fjale , nuk dihet se ku strehohej . Une njoh me qindra demokrate qe su bene kurre as ministra , as deputet pa le ma Presidenta Por nuk u shkeputen asnjehere nga Partia Demokratike .NJe urim nga Kryetari i P.D. e ruajne si syte e ballit . Kur e pyeti Shqiponja e çuditur krimbin qe gjendej ne maje te nje peme te larte .SI u ngjite kaq larte .Krimbi ju pergjegje ” Duke u zvarritur ” . Demokratet nuk zvarriten ,nuk dorzohen . jane vetemrober te lirise .Ne don apo nuk don ndonje Do te fitojne mbi kete shtet kriminal. Ju me njihni Sami Metalija .

    kontributi ka ne zgjedhjet e

  8. PD e meriton te humbe qe kur Nishani del e jep mendje sesi duhet te vazhdoje PD.

    Per ata qe se dine Nishani ishte nga ata oficer te shkolles bashkueme qe deshen me vu bustin e Dulles mbrapsht.

    Ne fakt PD e meriton te shkrihet dhe ti hape rruge nje partie te vertete konservatore. PD ka kohe qe eshte kthy ne bajrak te Saliut. ASNJE, asnje nga firmetaret e PDs nuk eshte me ne kryesi.

  9. O demokrat, pse merziteni me Jarin. Ai aq di aq thote, nuk eshte se eshte shquar ndonjehere per nivel. Nese e do i Bashen, ju duket i bukur mbajeni ta gezoni!
    Nese shkoni me teorine se nuk marrim pushtet se na vjedhin votat, dhe si rrjedhoje Basha ska faj, OK. Ta gezoni. Do presim derisa derisa derisa derisa te kete halla koqe e Basha te vij pushtet.

  10. Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.Nishani donte bustin e enverit ne shkollen e bashkuar,por lulzimja ishte kamarieri i sigurimit ne Rinas,ky lulushi eshte me keq ta gezoni kryeKarin e pd

  11. Ajo që Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të justifikuar humbjen dhe për mbajtur nën kontroll partinë duke u hedhur ‘hi syve’ demokratëve, në fakt e kanë aplikuar dhe realizuar vetë dy herë brenda Partisë Demokratike, duke manipuluar zgjedhjet për kryetarin në 2013 dhe 2017, histori të cilën po përgatiten për ta përsëritur në 13 qershor 2021. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë akuzuar jo vetëm nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, por edhe nga diplomatët perëndimorë, për manipulimin flagrant të zgjedhjeve për drejtimin e PD-së, për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën si i besuar i Familjes Berisha, për kontrollin e partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *