• |
ide | kryesore

Detaje nga kapja e 2.2 tonëve kokainë/ Gjithçka nisi me një sinjalizim nga DEA amerikane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord prej 2.2 tonësh kokainë në Kosovë.

Kokaina u gjet në një kamion të kuq me banane, me targa “01 263 OD”.

Kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë. Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane. Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kapte vlerën e 6 miliardë eurove, nëse tregtohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *