• |
ide | kryesore

EMA: Vaksina Pfizer mund të ruhet në frigorifer deri në një muaj

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) së fundmi është shprehur se vaksina Pfizer mund të ruhet në temperaturat normale të frigoriferit nga pesë ditë në 31 ditë.

Ndër të tjera kjo është një mënyrë që pritet që të ndihmojë në menaxhimin e sfidave logjistike që kanë lindur në këtë kuadër të planit për furnizimin e përgatitjes në Evropë.

EMA thekson se ndryshimi mund të zbatohet për shishet e pahapura, duke shtuar se propozimi i saj erdhi pas vlerësimit të një studimi shtesë të të dhënave të futura nga Pfizer dhe BioNTech , të cilat së bashku zhvilluan vaksinën.

Autoritetet amerikane miratuan në shkurt ruajtjen dhe transportimin e vaksinës në temperatura standarde të ftohjes prej 2 deri në 8 gradë Celsius për deri në dy javë, në vend të temperaturave jashtëzakonisht të ulta midis -80 dhe -60 gradë Celsius që zakonisht kërkohen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *