• |
ide | kryesore

“Fituam mbi gjithçka e ndaj gjithçkaje”: Olsi Rama akuzon hapur Zirin për arbitrim tendencioz

-Instant, F1, Sport



Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ka shkuar me dorë të rëndë pas triumfit kundër Teutës, duke akuzuar arbitritmin e Blerim Zirit, si tendencioz, edhe pse drejtuesi i të kuqve është munduar ta bëjë pa emra, për të shmangur dënimin e Disiplinës.

“Fituam mbi gjithçka e ndaj gjithçkaje – tha Rama – U treguam më të fortë se cdo situatë. Nuk po flas më shumë se pastaj do thonë… Pashë diçka që nuk është normale në dhomat e zhveshjes, ku sytë e lojtarëve sikur më thoshin: ‘Ne po bëjmë punën tonë dhe ju nuk po na mbroni nga gjyqtarët që po na dëmtojnë’.

Në lidhje me ndeshjen e ardhshme, po direkt për titull, me Vllazninë, Rama sqaroi: “Do të punojmë për të gjitha skenarët dhe do të luajmë në “Air Albania” ku fusha është shumë e mirë. Shpresojmë që edhe Vllaznia të jetë në nivel të lartë e ne shpresojmë që siç fituam me Teutën të fitojmë edhe këtë ndeshje”.



5 Comments

  1. OLSI RAMA ISHTE NE AMERIKË PSE U KTHYE AI KUR GJITHË SHQIPTARËT DUAN TË SHKOJNË NË AMERIKË?
    A DO QËNDROJË AI KËTU EDHE KUR EDI TË BJERË NGA FIKU?

  2. Nga pjatalares ne “president”.ky loqja ka bere goxha karrier me leket e vjedhura shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *