• |
ide | kryesore

Grupi ‘Për PD’: Prisnim dorëheqjen e kryetarit Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi ‘Për PD’ reagoi me një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit.

Në këtë deklaratë thuhet se pritet një analizë e thellë e zgjedhjeve, ndërsa qëndrojnë sërish tek kërkesa e tyre se prisnin dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas këtij grupi, Këshilli nuk trajtoi problemin themelor, duke shtuar se; ‘Demokratët prisnin një analizë’.

Deklarata e plotë: 

Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës.

Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar partie.

Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as certifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të certifikonte veten e tij si kryetar.

Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eliminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.

Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë. Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojne realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.

Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve?

Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?

Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur?

Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete.

Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike.



5 Comments

  1. Basha do ti kishte bere nder vetes te jepte doreheqjen.do ti kishte bere nder PD-se dhe nuk do ta conte ne gremine. Tani demi u be. Tani PD-ne do ta beje cope e cike duke i lene kancerit Rama rrenjosjen ne cdo qelize dhe vdekjen klinike te demokracise. Nuk e di nese eshte plan i perbashket Rama-Basha por gjerat po shkojne ne ate drejtim. Ne fund mendoj se eshte me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund. Me mire te cbehet plotesisht nje parti qe konsiderohet prone nga dikush dhe ku idealistet debohen me metoda komuniste. Trishtim

    1. Sipas asaj qe po veprojne deturimisht qe drejt çberjes si parti po shkojne . Mos harro sot eshte 17 maj , une mendoj se per te dy keto monstar eshte akoma ne fuqi ajo arrveshje . Tani na duhet nje opozite e re .

  2. ATHERE ESHTE E THJESHT ,MOS TA SHPALLI ASNJE KANDIDATUREN . LERENI TE SHALOJE I VETEM GOMARIN E BUDALLALLEKUT QE E KA ZENE . KY SE KUPTON QE KOHA E TIJ MBAROI . SA ME SHUME RRI AQ ME SHUME JA ZGJAT JETEN PALLOSHIT 2 METROSH .

  3. Grupim injorantesh dhe pleqsh qe nuk dine te artikulojne sakte pikepamje politike! Mos e doni llokum kartigen e kryetarit? Konkurroni dhe merreni postin, te cilin mendoj qe e meriton Bardh Kafili pasi eshte i mbeshtetur dhe nga USA dhe ka karriere ne anti-korrupsion! Grupi per PD eshte i perlyer njesoj si Basha ne allishverishe, bashkohuni me Bardh Kadilin se Berisha ju “mbyt” vec e vec!

  4. Fituesi Moral i zgjedhjeve te fundit per mendimin tim eshte PD e Zoti Basha. Urimet e mia me te mira per garen e forte, punen e palodhur para e gjate zgjedhjeve. Ju uroj gjithashtu per muajt e ardhshem nje pune te forte dhe rezultate te padiskutueshme pozitive ne luften kunder elementeve Kriminale qe kontribuan ne sabotimin e zgjedhjeve ne shqiperi……. Drejtesia e ka fjalen e fundit. Pike.
    Fituesi Real i zgjedhjeve parlamentare eshte Shqiperia. Ju po i tregoni Botes se mund te beni zgjedhjet qe duhen ashtu si e kerkon momenti. Kjo tregon gadishmeri, vendosmeri e force per te perballuar stuhite ngado qe ato iu afrohen.
    Demokrateve qe me te drejten qe u takon mendojne se Z. Basha duhet te largohet ju lutem te dalin ne Zgjedhjet per kryetar te PD, te bejne per vete shumicen e ta marrin postin e kryetarit. Ju lutem mos e degradoni kete proces me pretekse gjysem te gatshme (pak kohe etj. eshte njesoj per te gjithe). PD duhet ta mbaroje sa me pare kete proces te konsolidohet sa me pare te jete e mundur por ne shtator te hyje ne parlament si nje fuqi Natyre te perballet me te keqen qe ka pllakosur vendin.
    E ardhmja e afert e vendit nuk me duket ROZA.
    Ekspertet e financave parashikojne nje inflation te forte e me pas nje deflacion po aq te forte. Behuni bashke kuq e blu jeshil te verdhe apo te zinj. Nuk ka rruge tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *