• |
ide | kryesore

Joe Biden e aprovon, SHBA i shet 735 milionë dollarë armë Izraelit një javë para sulmit mbi Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan Joe Biden raportohet të ketë aprovuar shitjen e 735 milionë dollarëve armë me precizion të lartë për Izraelin. Lajmin e bën të ditur Washington Post. Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar në 5 maj, gati një javë para se të fillonte dhuna. Disa nga kolegët demokratë të Biden tashmë janë duke e kritikuar shitjen, sipas raportimeve. Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës i tha gazetës se “lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim duke krijuar kushtet kështu për një masakër të mëtejshme”.



2 Comments

  1. Ai qe shet fiton.ok.Po ai qe i ble cfare perfitimi ka.Kujt i faturohen keto shpenzime psikopateske?! Apo te gjitheve ne nga pak?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *