• |
ide | kryesore

Juristi i PD: Shikoni 3 dokumente që faktojnë 100 shkelje në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Juristi i PD-së në KQZ, Marash Logu ka publikuar 3 dokumente nga zgjedhjet e 25 prillit që u përkasin qarqeve të Beartit dhe GJirokastrës dhe që sipas tij nxjerrin 100 parregullsi. Logu thotë se këto dokumente faktojnë votimin e shumëfishtë.

Sipas juristit në foton e parë janë të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.

Në foton e dytë janë të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.

Në foton e tretë janë vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.

“Vetëm me 3 prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë radhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve” – shkruan juristi i PD në KQZ. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Dhjetra raste te votimit te shumefishte!

    19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

    Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

    Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

    Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

    Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

    Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!

  2. Po sikur keta persona te jene te LSI ?
    Une do te doja te perseriteshin prap zgjedhjet ne Berat dhe Gjirokaster.
    Jam e bindur se shumica e atyre zullumeve qe po tregojne sot , i ka bere LSI

  3. RAMA NJE VRASES PAS KRAHEVE. TURP. ZOTI E NDESHKOFTE.
    ME ATE CFARE KA BERE KA HELMUAR GJYSMEN E POPULLSISE VENDIT.
    MOS E GEZOFSH MANDATIN. PAC FATIN E GRUEVSKIT.

  4. Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.Vjedhje me te madhe se salihu ne tre raste nuk ka,nje viti 1996,dy viti 2009 ku salihu urdheroje ristanin të djeg fletet e votimi,tre vjedhje spektakolare live ne tv klan ne vitin 2011 kur lulzimen e beri me vjedhje kryekarin e bashkise tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *