• |
ide | kryesore

Kurti: Do të sigurojmë 142 mijë vaksina deri në fund të majit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zhvilluar seancën plenare të radhës, ku edhe po diskutohet programi qeverisës 2021-2025.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij u shpreh se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë ai theksoi se, qeveria ka një plan konkret për këtë situatë, ndërsa shtoi se masat e marra kanë rezultuar efektive.

Sipas tij Kosova deri në fund të muajit do të marrë 142 mijë vaksina të reja kundër koronavirusit.

“Ne kur erdhëm nuk gjetëm asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 mijë vaksina të reja. Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe rrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, deklaroi Kurti.

Më tej ai deklaroi se në 55 ditët e para të qeverisë janë bërë shumë punë.

 



2 Comments

  1. eshte bere cloun komplet, kaq vaksina do i kishte marre qe ne prill po preferoj te linte njerezit e vet te vardalloseshin e te shtypeshin neper rradha per nje doze si gjate kesaj fundjave. E ka inatin me Ramen se i duket se jan fut ne gare kush e kush eshteme patriot nderkohe shqiptaret e kosoves po shkojne ne serbi ta bejn vaksinen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *