• |
ide | kryesore

Mangësi të krijuara prej mësimit online, MAS teston nxënësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vitet e fundit janë zhvilluar jo pak herë testime për të parë nivelin e arritjeve të mësuesve. Pas dy vitesh sfiduese nuk do të jenë arsimtarët, por nxënësit e të gjitha klasave mësimore që do të testohen, nga e para në të njëmbëdhjetën, përveç maturantëve, të cilët i pret një sezon i gjatë testimesh.

“Qendra e Shërbimeve Arsimore po punon fort për të nxjerrë një set testesh nga klasa e I-XI të natyrës diagnostikuese që do t’i çojmë këtë javë në të gjithë Shqipërinë.

Nuk është qëllimi për të vlerësuar nxënësit me notë, por për të vlerësuar situatën, për të parë në cilat koncepte, aftësi ata kanë boshllëqe, me qëllimin që kur të vijë shtatori të ndërtohet një strategji që ato të cilat quhen koncepte kyçe në të nxënit e një fëmije, koncepte bazë në lëndët e formimit të fëmijës, të ripërsëriten vitin shkollor që vjen në një aspekt shumë më të thelluar se sa në kushtet e pandemisë”, deklaron drejtoresha e QSHA-së, Rezana Vrapi.

Për nxënësit nuk do të ketë vlerësim me nota, por thjesht do të jenë orientuese për hartimin e politikave të Ministrisë së Arsimit në vitin e ardhshëm mësimor.

Një politikë e tillë është ndjekur më herët me mësuesit që në 2013-ën, por nuk janë zhvilluar teste çdo vit.

Ndonëse ka qenë provim i mirëfilltë, Ministria e Arsimit nuk e ka quajtur asnjëherë të tillë, por “identifikim i nevojave të mësuesve për zhvillim profesional”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *