• |
ide | kryesore

Michele Morrone ironizon Belen Rodriguez

-Instant, Paparazzi, Slider



Michele Morrone nuk e mendon veten në një raport me Belen. Ai mund të kishte thënë thjesht “jo”, por zgjodhi të jepte edhe një koment që s’u pëlqye shumë nga ndjekësit.

Në një video që qarkullon në rrjete sociale, data e saktë e së cilës nuk dihet, një ndjekës në TikTok e pyet live aktorin nëse mund të lidhej me Belen Rodriguez. “Atëherë i dashur Alan, lloji i femrës për mua është më shumë se dy cica dhe një b*thë,” thotë ai duke nënkuptuar që Belen nuk ka asgjë më shumë se kaq. “Por mbase, kush e di,” shton më pas.

Pak kohë më parë, u përfol edhe një flirt mes Belen dhe Michele, i cili nuk u konfirmua kurrë. Sidoqoftë, pas komentit të tij, njerëzit në Twitter ironizojnë aktorin. “Ai ndihet sikur ka bërë ndonjë film fitues të çmimit Oscar,” shkroi dikush.”

“Dëgjo këtu, dua thjesht të të kujtoj që ke aktruar në një film që bazohej pikërisht te dy cica dhe një b*thë dhe asgjë më shumë,” lexohet në një tjetër koment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *