• |
ide | kryesore

Milan, Napoli apo Juventus: ja kombinimet në luftën për Champions e mbijetesën në Serie A

-Instant, Sport



Java e 37 e Serie A ka dhënë dy verdikte të tjera të rëndësishme për zonën Champions. Për të tretin vit radhazi, Atalanta fiton një vend në Europën e emrave të mëdhenj, ndërsa Lazio i thotë lamtumirë garës. Kështu, janë tre skuadra që do të rivalizojnë deri në sekondën e fundit për dy vendet e mbetura për Champions League: Milan, Napoli dhe Juventus. Në zonën e kuqe të renditjes, barazimi i Benevento shpëton Cagliari dhe lejon Torinon të mbetet në Serie A nëse bën edhe një pikë: kampanëve ndërkohë i duhet një mrekulli.

90’ nga fundi i sezonit ka shumë kombinime të mundshme dhe situata është akoma e komplikuar. Sidomos në lidhje me luftën për një vend në Champions League. Në rast të arritjes në pikë të barabarta, në fakt, përplasjet e drejtpërdrejta dhe klasifikimi i përplasjeve treshe duhet të vlerësohet. Rregullorja thotë se me të njëjtat pikë kriteret për hartimin e një renditje janë pesë: pikët e shënuara në ndeshje direkte, diferenca e golave në këto ndeshje, diferenca totale e golave, golat totale të shënuara, barazimet. Por le ta shohim situatën në detaje.

MILAN – 76 pikë
Kundër Cagliari dështoi në mundësinë e parë, por me një fitore në Bergamo ndaj Atalantës do të arrinte Champions dhe vendin e dytë në kampionat. Mbërritja e mundshme në pikë të barabarta (76) me Napolin dhe Juventusin. Në këtë rast mini tabela do të ishte: Milan 6 (diferenca e golave +2), Napoli 6 (diferenca e golave -1), Juventus 6 (diferenca e golave -1). Kështu që ata do të kualifikoheshin për Champions Milan dhe Napoli (të kaltrit para bardhezinjve në diferencën e përgjithshme të golave nëse nuk humbasin me dhjetë ose më shumë gola ndaj Veronës). Sa i përket përplasjeve të drejtpërdrejta, situata e kuqezinjve është si më poshtë:
– Në avantazh ndaj Juve (1-3 në Milano, 0-3 në Torino)
– Në epërsi ndaj Napolit (fitore 1-3 dhe humbje 0-1)

NAPOLI – 76 pikë
Për të mbajtur Juven pas dhe për të shkuar patjetër në Champions League, Napoli duhet të fitojë kundër Veronës. Përndryshe situata mund të ndërlikohet. Në këtë moment të kaltrit janë +1 mbi bardhezinjtë dhe në kuotë të barabartë me kuqezinjtë dhe nga këtu deri në fund gjithçka mund të ndodhë akoma duke kryqëzuar rezultatet me të besuarit e Pirlos dhe Piolit. Por le të shohim në detaje situatën e përplasjeve të drejtpërdrejta të ekipit të Gattuso në rast të mbërritjes në pikë të barabarta.
– Në disavantazh me Milanin (1-3 në Maradona dhe 0-1 në Milano)
– I barabartë me Juve (2-1 në Torino, 1-0 në Maradona), por përpara bardhezinjve në diferencën e përgjithshme të golave

JUVENTUS – 75 pikë
Për momentin Juve është i pesti me 75 pikë, me Ligën e Kampionëve të varur në fije të perit për Pirlon. Për të arritur kualifikimin, Juve duhet të mundë Bolonjën dhe të shpresojë që Milani të mos fitojë në Bergamo, ose që Napoli të mos fitojë me Veronën. Por le të shohim në detaje situatën e përplasjeve të drejtpërdrejta të bardhezinjve.
– Në disavantazh me Milanin (1-3 në Milano, 0-3 në Torino)
– I barabartë me Napolin (2-1 në Torino, 1-0 në Maradona), por prapa të kaltërve në diferencën e përgjithshme të golave

LUFTA PËR MBIJETESË
Situata e Beneventos është e dëshpëruar, madje edhe më shumë pas barazimit me Crotonen. Spezia dhe Cagliari janë të sigurt, Torino dhe kampanët vazhdojnë të luftojnë për të mos zbritur. Për granatat mjafton vetëm një pikë mes Lazios (rikuperimi) dhe Beneventos për të qëndruar aritmetikisht në Serie A. Në vend të kësaj, skuadra e Inzaghit duhet të shpresojë që bardhekaltrit e të vëllait të mundin Torinon dhe më pas të fitojë ndeshjen kundër formacionit të stërvitur nga Nicola: të dy do të kishin 35 pikë por, pas ndeshjes së parë 2-2, përplasja e drejtpërdrejtë do të favorizonte Beneventon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *