• |
ide | kryesore

Miss Mexico Andrea Meza u kurorëzua Miss Universe 2021

-Instant, Paparazzi, Slider



Miss Mexico Andrea Meza u kurorëzua Miss Universe në konkursin e 69-të të bukurisë, i cili u shty vitin e kaluar për shkak të Covid-19.”Mexico, kjo është për ty”, shkroi 26-vjeçarja Meza, në mbishkrimin e një postimi në Instagram, krahas një videoje të saj pas shpalljes së fitores.

Konkursi u mbajt në Hollywood, Florida. Mario Lopez dhe Olivia Culpo, Miss Universe 2012, bashkë-prezantuan eventin.

Meza kryesoi ndër 73 bukuroshe të tjera, duke përfshirë Miss Brazil, Julia Gama, e cila u shpall shoqëruesja e parë dhe Miss Peru, Janick Maceta Del Castillo, e cila ishte shoqëruesja e dytë.”Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 vajzave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, tha Meza në një njoftim për shtyp nga Miss Universe Organisation. “Është një ëndërr e vërtetë të mbash kurorën Miss Universe dhe shpresoj t’i shërbej botës përmes mbështetjes sime për barazi në vitin e ardhshëm dhe më tej.”

Në deklaratën e saj të fundit gjatë konkursit, Meza foli për standardet e bukurisë.”Ne jetojmë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë është edhe më e përparuar dhe ndërsa përparojmë si shoqëri, ne gjithashtu kemi avancuar me stereotipet,” tha ajo. “Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtin tonë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk keni vlerë.”

Meza, e cila është nga qyteti Chihuahua, është një modele dhe artiste make-upi dhe ka një diplomë në inxhinieri softueri. Ajo është gjithashtu një aktiviste dhe punon me Institutin Komunal për Gratë, i cili synon t’i japë fund dhunës me bazë gjinore. Meza gjithashtu shërben si Ambasadorja zyrtare e Turizmit për qytetin e saj të lindjes Chihuahua.

Miss Universe Zozibini Tunzi, gruaja e parë me ngjyrë nga Afrika e Jugut ia kaloi Meza-s kurorën, të cilën e kishte mbajtur që nga dhjetori i vitit 2019, pas anulimit të edicionit të vjetshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *