• |
ide | kryesore

Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Lubonja: Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur në 1-vjetorin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, deklaroi se ne si popull jemi të paaftë që të bëhemi bashkë, përtej interesit të grupit.

Lubonja theksoi se këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja.

“Ne kemi paaftësinë që të bëhemi bashkë, përtej interesit të grupit. Jemi realisht të paaftë të bëhemi bashkë. Shqiptarët i ka mbajtur pranë më shumë klani sesa të shohin përtej klanit. Për mbrojtjen e Teatrit, pala që shfaqi papjekuri, ishte ajo më e fuqishmja, PD. PD edhe ju dha fjalën, edhe nuk ua dha protestuesve, edhe i mbështeti dhe jo. Në protesta hynë edhe përçarjet. Duhet të ishte gjetur mënyra e përbashkuar, kurse zotëron ideja se del një njeri dhe thotë do u bashkoj me forcë. Basha, por edhe të tjerët, kur flasin, shajnë dhe eliminojnë tjetrin, nuk shprehet që të bëhem të gjithë për kauzë të caktuar.

Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të tjera, në emër të fuqizimit të njerëzve që janë bashkë me krimin e organizuar. Hapësirat publike po zaptohen. Normat e ndërtimit duhet të jenë të qarta. Kemi pabarazi sociale në këtë sistem ku jetojmë, dhe mungesë lirie”, tha Lubonja.

Duke folur për zhvillimet në PD, Lubonja vlerësoi se duhet një debat i hapur në Partinë Demokratike dhe se nevojitet po ashtu strategji e qartë, për të mbrojtur votën.

“Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë. Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë. Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike. Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën. Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja foli edhe për diskutimet në vend mbi konfliktin mes Izraelit e Palestinës, duke u shprehur se e ka pritur me pozitivitet faktin që në Tiranë kishte protesta në mbrojtje të palestinezëve.

“E kam parë me pozitivitet faktin që kanë dalë të protestojnë në mbrojtje të palestinezëve, myslimanë në Tiranë, por kam parë edhe organizatën politike, kam parë me shqetësim arrestimet skandaloze, që tregojnë se çfarë regjimi kemi, por edhe servilizmi. Servilizmi, sepse nëse protesta do ishte pro Izraelit, me siguri nuk do ishte bërë kaq skandal. Izolimi iu intereson shumë regjimeve dhe ndaj duhet të njihemi me atë që ndodh në botë. Këtu vazhdojnë me emra politikanësh, ndërsa jemi në lojë shahu, ku duhet të ketë më shumë artikulime”, përmbylli Lubonja.



10 Comments

  1. Shume e vertete. Mbaruam si popull, do na prishin cdo gje historike qe kemi.

    Qifsha robt Edit dhe socialistet qe e mbeshtesin.

  2. Dhjetra raste te votimit te shumefishte!

    19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit.

    Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore.

    Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin

    Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin!

    Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush.

    Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!

  3. #fuckEU
    #fuckBiden
    #fucksoros
    #fuckmerkel
    #fuckrama
    #fuckbasha

    Shplarje me acid dhe pak e kane

  4. Fuck BE dhe demuktatiken tende kok loqe bashke me shba e bides tende te dashur qe ska lidhje me shba per te cilet kane luftuar ametikanet. Ik qiu se ke dhe diten sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *