• |
ide | kryesore

Policia plagos një person në Fier, po ruante kanabisin

Arkiva



Një person që ruante me kallashnikov kanabisin e mbjellë, ka mbetur i plagosur në Fier, pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Policia njofton se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Blutë e Fierit i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë, me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë për ta neutralizuar, duke e lënë atë të plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *