• |
ide | kryesore

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që mbajti për konfliktin Palestinë – Izrael

-Instant, Paparazzi, Slider



Mes shumë figurave të njohura, disa mbajtën një qëndrim lidhur me konfliktin Izrael – Palestinë, të tjerë e injoruan tërësisht si ngjarje, ndërsa Rihanna mbajti një qëndrim neutral. Kjo ishte ajo që irritoi dhe shumë njerëz në Twitter apo Instagram.

Rihanna shkroi: “Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!”

Disa prej komenteve nga njerëzit ishin:

“Jo Rihanna, pse dreqin duhet ta postoje këtë?”

Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”

“Rihanna s’ka folur fare për publikimin e këngëve të reja. S’duhej të kishte folur as për këtë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *