• |
ide | kryesore

Simone Inzaghi ka në dorë ‘shpëtimin’ e të vëllait. Mesazh për Pippon: “Maksimumin për të nderuar kampionatin”

-Instant, Sport



“Ne kemi një rekord të fitoreve radhazi në shtëpi që duam të zgjasim (tani 11) dhe do të nderojmë maksimalisht ndeshjen dhe kampionatin”. Kështu është shprehur trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, që ka në dorë fatet e shpëtimit të të vëllait Pippo, në funksion të rikuperimit të nesërm në Olimpico kundër Torinos. Benevento shpreson për një fitore të bardhekaltërve për të luajtur gjithçka në ndeshjen e fundit dhe tek Lazio ka aleatin e duhur për të besuar.

Ndeshja në Olimpico në fakt për kryeqytetasit nuk vlen asgjë për klasifikimin duke pasur parasysh që klubi bardhekaltër tashmë i ka thënë lamtumirë Champions League pas disfatës në derbin ndaj Romës: “Ne vijmë nga një zhgënjim i madh në derbin e humbur kundër Romës – ka pranuar Inzaghi në Lazio Style Radio – nesër kemi sfidën e fundit në Olimpico, ne kemi për detyrë ta nderojmë kampionatin sa më mirë, gjithashtu kemi parë Parmën, të rënë nga kategoria, të bënte një provë të shkëlqyer me ne këtu”.

“Si janë lojtarët? Është herët, kemi luajtur të shtunën në mbrëmje – shpjegoi trajneri – Sigurisht që nuk do të jetë Acerbi që përveç skualifikimit, kishte edhe një dëmtim. I padisponueshëm është edhe Correa, ndërsa për të tjerët duhet ti vlerësojnë pas stërvitjes së sotme dhe asaj të mëngjesit të nesërm”.

Lazio-Torino do të drejtohet nga gjyqtari Michael Fabbri. Arbitri i seksionit të Ravenës do të ndihmohet nga ndihmësit Tegoni dhe Cecconi dhe nga arbitri i katërt Dionisi. Në VAR do të jenë Aureliano dhe Liberti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *