• |
ide | kryesore

Theu një lokal në fshatin Çermë, arrestohet autori i dyshuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar që dyshohet të ketë vjedhur me thyerje një lokal në fshatin Çermë të Divjakës është vënë sot në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë zbardhur dhe dokumentuar tre vjedhje në zonë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 42-vjeçari me iniciale J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes në lokalin e qytetarit me iniciale D. O. dhe banesës së qytetarit G. T., të ndodhur më 14 maj.

Po ashtu, ai rezulton të jetë autor i vjedhjes së një banese tjetër në fshatin Çermë më 10 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *