• |
ide | kryesore

Superiore/ Titull e Europë, vendosen sot: Partizani e Tirana duan vetëm fitore

-Instant, F1, Sport



Nëse luhet titulli në Niko Dovana, në Selman Stërmasi luhet Europa. Epiqendra e futbollit në Superiore është në Niko Dovana kun ë javën e 34 luhet sfida titull mes Teutës e Partizanit. Një 90 minutësh plus shtesa që mund të përcaktojë përfundimisht titullin, nëse fitues dalin vendasit, por mund ti japin drejtimin e kryeqytetit trofeut nëse të kuqtë ia dalin të bëjnë goditjen në transfertë. Durrsakët kanë tre pikë avantaz ndaj Partizanit dhe luajnë me dy rezultate në favor, por një fitore do ti dorëzonte titullin, edhe pse jo matematikisht. Martini i ka bërë llogaritë dhe e di se me 5 pikë dy javë nga fundi e me Apoloninë në javën e 36 cështja është e përfunduar. Të kuqtë duhet të fitojnë me cdo kusht, e në barazi do të kenë avantazhin e ndeshjeve direkte, por në dy javët e mbetura duhet të vazhdojnë të fitojnë për tia dalë.

Laci më shumë se të vazhdojë të ushqejë shpresat e vakëta për titullin duhet të mendojë të ruajë vendin në Europë, sepse një fitore e Tiranës në ndeshjen direkte do ti barazonte në renditje, duke i dhënë favorin bardhebluve, për më tepër që pastaj kalendari kurbinas është në ngjitje. Vendimtare për Shehin sfida me Duron, ish-profesorin e tij në kohët e Besës e Partizanit, por edhe për bardhezinjtë që nuk duan të hedhin në erë një sezon që kishte pritshmëri të mëdha.

Po për Europën e me një dëshirë të fshehur për titullin, Vllaznia kërkon të fitojë kundër Kastriotit, edhe për tu hakmarrë për pikët e lëna në fazën e dytë, në atë që shkodranët e quajtën lojë të pisët. Krutanët janë në vështirësi për mbijetesën dhe duan me cdo kusht pikë për të mbajtur të paktën zonën playout, nëse Skënderbeu fiton, ashtu si edhe parashikohet në shtëpi kundër Apolonisë. Fierakët të fundit nuk janë pengesë e pakalueshme për të besuarit e Memellit që pasi ndalën Partizanin e Lacin duan fitoren e shpëtimit. Shpreson shumë në dashamirësinë e Kukësit Bylis, që nëse fiton mund të ketë kredite të mjaftueshme për të mbijetuar, por performancat e fundit të skuadrës së Josës i kanë vënë në dyshime të forta….

SUPERIORE, JAVA E 34
17/05/21
Kukësi          17 : 00 Bylis
Vllaznia        17 : 00 Kastrioti
Teuta            17 : 00 Partizani
Tirana           17 : 00 Laçi
Skënderbeu 17 : 00 Apolonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *