• |
ide | kryesore

Transformimi i Lily James, nga Hirushja në Pamela Anderson (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë përgatitjeve për serialin e ardhshëm në Hulu, “Pam & Tommy”, aktorja 32-vjeçare që do të luajë rolin e Pamela Anderson, Lily James, ka arritur të shndërrohet në një kopje të personazhit që luan. Ju mund ta njihni James nga filma si “Baby Driver” apo “Hirushja”, ku aktorja dukej kështu:

Duhet të shihni si duket aktorja pas shndërrimit në 'Pamela

Ndërkohë, për serialin me 8 pjesë, James nuk ka lidhje me pamjen e saj tipike. Një ngjyrë trupi më e errët, flokë më bjondë, vetulla më të holla dhe gjoks më i theksuar alla Anderson – Këto mjaftojnë që aktorja të duket thuajse identike me Pamela Anderson.

Duhet të shihni si duket aktorja pas shndërrimit në 'Pamela

LILY JAMES

Seriali “Pam & Tommy”, do të flasë për jetën e “Baywatch-it” të famshëm dhe ish-të dashurit të saj, Tommy Lee. Seriali do ndjekë marrëdhënien e tyre dhe dramat pasuese deri tek skandali i videokasetave dhe betejat pasuese ligjore me Internet Entertainment Group.Anderson, 53 vjeç, dhe Lee, 58 vjeç, u martuan në 1996-ën pasi e njohën njëri-tjetrin për vetëm 96 orë dhe siç pritej, gjërat nuk zgjatën. Ata u divorcuan në vitin 1998. Ajo dhe Lee kanë dy djem së bashku, Brandon, 24 vjeç dhe Dylan, 23 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *