• |
ide | kryesore

Tronditet Gjermania para Euro2020: presidenti i Federatës dorëhiqet, Ter Stegen humb europianin

-Instant, Sport



Nuk është momenti më i mirë për kombëtaren e Gjermanisë, sidomos në vigjilje të kampionatit Europian. Sikur të mos mjaftojë lajmërimi se në përfundim të tij tekniku Joakim Low do të largohet nga drejtimi i Panzerave, ka dhënë dorëheqjen presidenti i Federatës gjermane të futbollit DFB, Fritz Keller. Lajmin e kanë bërë të ditur media të rëndësishme gjermane, mes të cilëve Dpa. Dorëheqja e numrit 1 të futbollit gjerman ishte lajmëruar në ditët e kaluara, pasi Keller e kishte përcaktuar si racist zëvendëspresidentin Rainer Koch.

Lajmet e këqija për Gjermaninë nuk ndalen këtu, sepse një tjetër goditje kanë marrë të besuarit e Low para Euro 2020: Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelonës, nuk do të marrë pjesë në Euro 2020 sepse duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë. “Për herë të parë në jetën time do të bëj tifozin nga divani” ka shkruar gjermani në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *