• |
ide | kryesore

Video/ I ngarkon natën, destinacioni Lisbonë: Ronaldo transporton supermakinat e tij, lamtumirë Juventus

-Instant, Sport, Video



E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Juve është gjithnjë e më shumë një enigmë. E këtë nuk e thonë vetëm rezultatet në fushën e lojës të bardhezinjve, por edhe një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re në Torino. Sipas asaj që mund të shihet në një video të “Persemprecalcio.it”, gjatë natës CR7 ngarkoi shtatë super veturat e tij në një kamion të Rodo Cargo, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë.

Vendim pas të cilit mund të fshihet një lamtumirë e afërt me Juventus. Tre vjet më parë, në fakt, ardhja në Torino e “xhevahireve” me katër rrota të Ronaldos, në mes të natës, kishte vërtetuar zbarkimin e tij në Itali. Dhe tani tifozët në mediat sociale po dridhen dhe po pyesin për arsyet pas lëvizjes së fundit.

Me zërat e vazhdueshëm për një rikthim të mundshëm të CR7 tek Sporting (i mbështetur fuqimisht edhe nga nëna e sulmuesit), nga ana tjetër, transporti i makinave të kampionit nga një kompani portugeze lë hapësirë vetëm për disa të dhëna më shumë për të ardhmen e Cristianos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *