• |
ide | kryesore

A do të “ngrijë” sërish Lulzim Basha para garës në PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas humbjes së vitit 2017, kur nisi garën brenda PD-së për kryetar, Lulzim Basha synoi t’i japë më shumë legjitimitet garës së brendshme në parti përmes një deklarate publike, ku tha se i kishte “ngrirë” kompetencat e tij si kryetar i Partisë Demokratike. Përballjen me Eduart Selamin, ia la ta menaxhonin dy nënkryetarët e partisë Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Nga foltorja e PD-së, Basha solli konceptin e “ngrirjes” së kompetencave, që gjithsesi nuk ekzistonte në statut.

“Me efekt të menjëherëshëm kam ngrirë funksionet e mia dhe ua kam deleguar dy nënkryetarëve kompetencat për të organizuar garën për kryetar të PD-së sipas parimit një anëtar, një votë. Unë kam një projekt për këtë garë dhe atë do e vlerësojnë demokratët” u shpreh Basha që paskëtaj nisi turin e takimeve me demokratët.

Katër vite më pas, dorëheqja nuk është opsion, por edhe “ngrirja” e kompetencave të kryetarit është harruar. Jemin Gjana që drejton Komisionin Zgjedhor shpjegoi se Basha nuk është i detyruar nga statuti për të dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët nëse gara mund të konsiderohet e barabartë kur aty merr pjesë kryetari në detyrë, Gjana tha se kjo ishte një çështje e mbyllur tashmë.

“Është debatuar në 2017 në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, nëse në Statutin e ri duhet të kishte një normë statutore që detyron dorëheqjen apo jo dhe nuk është miratuar. Në Statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesët e tjera janë zgjedhje individuale” tha Gjana.

Ata që besojnë se Lulzim Basha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së ishin më radikalë në kërkesat e tyre dhe kërkuan dorëheqje të parevokueshme.

“Dorëheqja e parevokueshme e Bashës është akt që i shërben të ardhmes se partisë dhe është mbi interesin personal. Basha e ka për detyrim ta bëje kete shërbim për PD. Basha është derdhur gjak për kete parti, mos e harro këtë. Sfidën me të madhe duhet ta ketë me besimin, vlerësimin tek vetja e me pas tek shumica dërrmuese”, ka thënë Bujar Nishani.

Njësoj edhe në deklaratën e grupimit “Për PD” Bashës iu kërkua dorëheqje e parevokueshme. “Kërkojmë dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së e të nën-Kryetarëve, mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar për të hapur rrugën e një procesi rrënjësor reflektimi, analize, zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturat e reja drejtuese të Partisë” – shkruajti grupi i demokratëve.

Por humbjet e përsëritura në zgjedhje dhe përsëritja e zgjedhjeve brenda në parti e kanë bërë më të qartë falsitetin e garës së brendshme. Një “ngrirje” e kompetencave të kryetarit, dikur mund të perceptohej si një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet garës, ndërsa sot vetëm do t’i shtonte talljet për fasadën e demokracisë së brendshme në PD.

Në anën tjetër Basha gëzon mbështetje të plotë në strukturat e larta të PD-së dhe nuk ka më nevojë për truke që duket sikur i shtojnë legjitimitet garës së brendshme.

Arben Ristani tregoi në Opinion se gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, mbështetja e të pranishmëve për kryetarin e kishte bërë bërë situatën qesharake.

“Një nga deputetët e PD-së u çua dhe tha “Kryetar, unë të kërkoj që nëse ti humb garën për kryetar, unë të kërkoj të japësh dorëheqjen patjetër” tha ai.©Lapsi.al



13 Comments

  1. Ndaç te ngrije e ndaç te shkrije nje gje eshte e sigurt , ky po e çon PD-ne dhe opoziten drejte asgjesimit .
    Dy jane rruget e mbijeteses se opozites , ose pranimin e rezultatit dhe dorheqje te parevokueshme te z.Basha , ose mospranim rezultati (si rrjedhoje mosnjohje te parlamentit te dale nga keto rezultate) dhe menjehere protesta pafund . Keto protesta te vazhdojne deri ne arritjen e qellimit , qe jane :
    1 – Rivendosjen e rregullave te mirfillta te lojes dhe
    2 – Ndryshimet rrenjesore ne kodin zgjedhor dhe ate kushtetues .
    Te tjerat jane dokrra hini qe vetem sa do ta bejne z.Basha te mbreteroje ne PD por pa patur kurre mbreteri .

    1. Basha i duhet Rames deri ne 2029.
      Keshtu eshte ber dhe marvjeshja e 17 majit. Rama e mban prej koqesh Bashen. Dhe Basha nuk ka nga e mban. Po dhe kryetar opozite nuk eshte keq, deri ne 2029 Basha do ket ber goxha leke.
      Sa per militantet, vazhdoni shikoni endrra me fitore ne 2025. Po prap enderr do ngelet.

  2. O Bushat!!Basha jo vetëm që ka mbështetjen e strukturave por dhe të gjithë anëtarësisë.E dinë fort mirë që Basha si lider europian që është ka dhe aftësinë dhe kapacitetin për të qënë dhe një kryeministër i mirë.Pra siç dhe ti që e ke demaskuar Ramën dhe klikën e tij për vjedhjen e votës me të tëra mënyrat ,Basha nuk ka ça të bëjë më tepër kur ka shtetin dhe organizatat kriminale kundër.Kushdo që do të konkurojë kundër tij gjithmonë do humbë.Të rinjtë demokratë shohin te ai shpresën për Europën por që Rama me kriminelë ja ka heq.

    1. KUR BASHA NUK KA SE ÇTE BEJE ME TEPER ATEHERE PSE NUK NGRIHET NE REVOLTA? SI DO VIJE NE PUSHTET KUR PERBALLE KA NJE HAJDUT E DIKTATOR? PRA A NGELET RREVOLUCIONI RRUGA E VETME ? ÇA PRISNI ? APO PRISNI TE VDESI RAMA?

  3. Edhe do të ngrihet por ai si një personalitet i shkolluar dhe edukuar në perëndim duke qënë dhe jurist në profesion pret që drejtësia të kryejë punën e saj.Me këtë rast të vihet në provë dhe drejtesia e re e mblshtetur kaq fuqishëm nga Amerika.Nëse dhe drejtësia do të sillet si bashkëpunëtore e Ramës që do të thotë fundi i Shqipërisë atëhere vjen koha e protestave që do ta shpëtojë vëndin.

  4. Nuk e kuptoj këtë maninë që duhet të iki Basha (dikur kërkohej ndaj Berishës) që kandidatët potencial për të udhëhequr PD të dalin përpara e të marrin guximin, nëse pretendon të mundësh Ramën dhe të rikthesh opozitën aty ku mendon se duhet të jetë nuk mund ta nisesh me qurravitje dhe ankesa, paramendo si do jetë beteja me Ramën në krye të shtetit të kapur.

    Nëse kanidaturat e vetme përballë Bashes janë Imami, Kadilli dhe Nishani, kjo garë është e stisur kot dhe kritikët që kërkojnë dorëheqjen e Bashës as që kane ndonjë plan konktret e projekt, thjesht protagonizëm e diversion për të shqyer ndonjë llokme, mos harxhoni kohë më kot dhe merruni me gjëra më të mira e filloni ushtroni trysni mbi kryetarin e PD që të ndjekë aksioma e politika të mirëmenduara, mirëllogaritura e të duhura që Shqipëria të mos rrëshkasë akoma më shumë drejt humnerës.

  5. kjo loja ngriva shkriva eshte nje farse dhe keshtu nuk shkon asgjekundi PD . Basha duhet te japi dorheqjen dhe te largohet nga kandidimi se e provoji 4 hare dhe ska cjep me . Duhen kandidate te tjere dhe qe te kene aftesine te bashkojne te gjithe te perjashtuarit apo te aneksuarit e PD ne keto vite qe ne kohen e Berishes . Nuk ka nevoje per shume parti te coptuara te djathta por ne 1 te vetme sic ishte PS kete fushate.
    Duhet te thirren te gjithe per gare te hapur qe nga Bamiri , Jozefina ,Patozi ,Shehi,Imami ,Mustafaj , Murrizi ,e shume te tjere se vetem nje makineri e bashkuar e se djathtes mund te konkurojne makinerin e Rames qe ka gjithshka

  6. Ka shume mundesi qe kete here Basha t’i avulloje kompetencat me shpresen se do i ndryshoje fati, pasi me me ngrirjen nuk pati fat sepse nuk u be kryeminister.

  7. Po kush do ta mundi Bashen ai hunde fyelli Kadilli ,po ate mezi e njeh gruaja e tij jo me ta njohin dhe ta votojne demokratet.Do te isha dakort qe konkurenca per kreun e pd te ishte e forte ,do te vecoja per konkurent Z Tomorr Alizotin nje figure e pa perlyer,nje kohesisht Jorida Tabakun,ja ku i kemi dy figura te shkelqyera per kryetar,se Lulushi s’e ka me tapi kreun e pd,te hapi krahun dhe te shikoj hellin hallin s’e per pak u ngaterova.

  8. [ “Një nga deputetët e PD-së u çua dhe tha “Kryetar, unë të kërkoj që nëse ti humb garën për kryetar, unë të kërkoj të japësh dorëheqjen patjetër” tha ai. ] –> per te qeshur me lot!!

    Ja ne cfar derexheje ka arritur kjo far PD-je!! Parti moçalesh, parti e tarafeve, “kap çfar te kapesh”, parti teneqexhinjsh, parti rrangalle, parti e ferrave, e kulisave, e te futures sa-krahu!! Parti e qelbezuar deri ne kocke! Cfare pret kur aty gelojne tarafxhinj e sorrosiane si Basha e Kadilli me kompani!!

    Te mendosh qe nga nje parti e dale nga zemerimi i studenteve dhe popullit ne 1990, u kthye ne nje organizate te korruptuar dhe plotesisht te uzurpuar nga parazitet e shoqerise, nje organizate anti-kombetare dhe e shnderruar ne nje rrezik per vendin, qe eshte vete pjesmarrese aktive ne korrupsionin ne vend, pavarsisht se c’nxjerrin nga goja, eshte nje rast i vecante i studimit sesi kalbezohet nje organizate!

    I vetmi shpetim per te eshte: Shporrni nga partia te gjithe sorrosianet, tradhtaret dhe parazitet, pastaj nje ristrukturim i plote i saj. Perndryshe, ne te s’emes do shkoni te gjithe!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *