• |
ide | kryesore

Andi Bushati: Një replikë me Blendi Kajsiun për regjimin e Ramës

-Instant, Kryesore



Lexova me vëmendje shkrimin e Blendi Kajsiut, një prej të shumtëve këto ditët e fundit, që në kënvdvështrimin tim, reket ta paraqesë situatën në Shqipëri shumë më rozë sesa realiteti. Teza e tij kryesore është se Edi Rama nuk ka vendosur në vend një regjim (diktatorial apo autoritar), gjë për të cilën fshikullohet shpesh nga kritikët e tij. 

Për faktin se e kam lexuar gjithnjë me kërshëri dhe me respekt Kajsiun, pra duke e konsideruar nga ata të paktë, me të cilët edhe kur nuk bie dakord beson se i përkasin racës së atyre, që as nuk i shesin dhe as nuk i tregëtojnë opinionet e tyre, mendoj se ia vlen hapja e një debati për thelbin e qëndrimeve të tij. 

Teza kryesore e Kajsiut konsiston në faktin se ne jetojmë në një demokraci me pak difekte anësore, si psh një administratë publike e degraduar, një sistem punësimi jo meritokratik dhe kaq. Por sipas tij, sistemi ku mbretëron Rama nuk mund të krahasohet me regjimin e Putinit apo Erdoganit. Ata, sipas Kajsiut i burgosin gazetarët, kurse këtu studiot e TV-ve dhe gazetave gëlojnë me analistë kundër Ramës. Madje, madje, pretendon ai, qeverisja e Ramës nuk arrin as në nivelet e autoritarizmit të hungarezit Viktor Orban.

Duke qenë një nga ata që mendojnë se Rama ka vendosur një regjim jo ideologjik, por kleptokratik, më bënë përshtypje disa gjëra në qëndrimin e Kajsiut.

Ato lidhen me një mision gati të pamundur për të amnistuar Edi Ramën. Dhe këtë e bën përmes dy teknikash të përdorura rëndom në kësi rastesh.

E para duke e parë atë përmes difekteve të kritikëve apo kundërshtarëve të tij. Kjo është një parktikë e njohur e amnistimit të dikujt, pa u prononcuar për atë vetë, por duke u përpjekur të zhvlerësosh qëllimet dhe kauzat e atyre që ka kundër. Po të shohësh edhe në këtë shkrim ( lexoje të plotë poshtë) edhe tek ata të mëparshmit, ai nuk thotë asnjëherë hapur se ç’mendon për Edi Ramën, por mjaftohet duke rrëzuar akuzat, vërejtjet apo kritikat ndaj tij. 

Truku i dytë, edhe ky ekstremisht i përdorur në raste të tilla mbrojtjeje me spond, është ai i hedhjes poshtë të koncepteve për të cilat ai që ke vendosur të amnistosh nuk është i akuzuar. Pra, Kajsiu flet për “diktaturën imagjinare Rama”, ndërkohë që asnjë njeri serioz nuk e akuzon liderin në fjalë se ka ngritur një sistem diktatorial. Nuk dua të hyj në këtë përballje të destinuar për një publik të gjërë në koncepte teorike, por midis një sistemi autoritar dhe mes një të ndryshmi diktatorial, qëndron një hendek i madh. Rama nuk ka ngritur një diktaturë. Ai ka opozitë, ka edhe ndonjë media kritike, bën sikur ka edhe zgjedhje. Prandaj duke ngatëruar të njomin me të thatin, pra, duke e mbrojtur se nuk është diktator për ta amnistuar edhe si autokrat, është një teknikë e ezauruar rëndom, por fatkeqësisht intelektualisht e pandershme.         

Por tani, dua të zbres në argumentat konkretë të Kajsiut që janë ato që më bënë edhe më shumë çudi. 

Meqë jam njeri që punoj në media po e nis me argumentin se ne nuk jemi në Erdoganizëm apo në Putinizëm, pasi atje gazetarët burgosen, ndërsa këtu nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë. 

Jo nuk është kështu. Madje aspak. Këtu nuk kemi ende gazetarë të burgosur, por ama kemi emisione investigative të mbyllura, ose kur kanë hetuar për krimet që kanë përfunduar me vrasje për faj të Bashkisë së Tiranës, ose kur kanë hetuar për skandalin e tenderave me dokumenta amerikane fallco, si ai i unazës së re.

Rezultat i kësaj trysnie janë gazetarë që kanë marë strehim politik në vende perendimore, spastrimi i gjithë kolëgëve kritikë nga drejtimi i redaksive të mëdha televizive dhe heshtje ulëritëse e gjithë emetuesve në valë publike, për secilin nga skandalet e pushtetit.

Pra pranga nuk kemi ende, por fatkeqësia është se mungon liria për të thënë të vërtetën. Jo liria për të shprehur opinione në studio me tema të paracaktuara, ku shpesh edhe personalisht më duket vetja si një lolo që bën amnistimin e regjimit, por liria për të investiguar me fakte, prova dhe në mënyrë të thelluar koncesionet, tenderat apo mëkatet e regjimit. 

Le të marrim një shembull. 

Çfarë nuk është thënë mbarë e prap për prishjen barbare të Teatrit Kombëtar, por le të më gjejë ndokush, një emision televiziv, një të vetëm, ku janë renditur një nga një të gjitha shkeljet e ligjit, të gjitha gënjeshtrat e pushtetit, të gjitha manipulimet e qeverisë dhe bashkisë të grupuara sëbashku. Me përjashtim të ndonjë shkrimi investigativ të BIRN, Lapsi.AL apo ndonjë portali tjetër, në “mediat e mëdha”, të atyre që financohen me para okulte dhe përdorin pasurinë publike të liçensave televizive kombëtare, vetëm heshtje. Kjo ka bërë që vendi të degradojë vit për vit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave. Kjo ka bërë që BE, Komisioni i Venecias, OSBE-ja të godasin projekt ligjin represiv për portalet online që mëton të mbyllë edhe atë pak hapsirë relative për informimin e lirë të shqiptarëve. 

Po e njëjta gjë është edhe me një tjetër pushtet të pavarur, atë të drejtësisë, ku pandëshkueshmëria e pushtetarëve ka arritur kulme të papara me një paçavure që na u servir si shpëtim, reformën në drejtësi. Unë pata “privilegjin” që të ndeshem vetë me organet e kësaj drejtësie të re, kur botova skandalin e vjedhjes të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve (a e imagjinon Kajsiu se kjo mund të ndodhe në një vend minimalisht demokratik),  për interesat elektorale të partisë në pushtet. E pashë se sa të tredhur për të hetuar krimin ishin ata njerëz, sa i trembeshin trysnisë së partisë shtet. Njësoj si unë e kanë parë edhe ata që kanë pritur të hetohen vjedhja e votës në Durrës dhe Dibër, që e kanë dëgjuar me zë dhe me figurë, jo vetëm shqiptarët, por edhe publiku ndërkombëtar përmes BILD-it.

Shpresa të ngjashme kanë pasur edhe ata që prisnin të gjejnë të vërtetën për koncesionet skandaloze në shëndetësi, për kullat e Tiranës që sipas një morie raportesh ndërkombëtare, po lartësohen me paratë e drogës, për aferën skandaloze të inceneratorëve, që kanë bërë padi edhe PD edhe LSI-a, por edhe aktorë të pavarur e të pa lidhur me opozitën e vjetër si Nisma Thurrje. 

E pra, unë e kam të pamundur të mos flas për regjim, në një vend, ku jo liria për të bërë lojën me hidh e prit në studio televizive, por liria thelbësore e publikut për tu informuar është e cencuruar. Unë e kam gjithashtu të pamundur të mos shikoj të njëjtën gjë edhe kur ndeshem me asfiksimin e një pushteti tjetër, atij të drejtësisë, i cili ka tashmë të instaluar pandëshkueshmërinë ndaj pushtetarëve të lartë të provuar si manipulues të zgjedhësve, si grabitës të pasurisë shtetërore, si aleatë të krimit të orgnizuar në ndërtimin e Tiranës.

Besoj edhe kaq do të qe e mjaftueshme për të argumentuar temën e një regjimi aspak demokratik. Pastaj, po ti shtosh këtyre mungesën gjashtëvjeçare të një gjykate kushtetuese që do duhej të kontrollonte devijimet e qeverisjes, mbretërimin në të tërë pushtetin lokal të një partie të vetme, politizimin e skajshëm të policisë, parlamentin qesharak e të gjymtuar që me vendimet e tij ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhje, madje dhe komitetin teknik të ekspertëve anti- Covid, që nuk la rast pa shërbyer si mashë politike, panorama bëhet më e plotë.

Pra thënë shkurt, një regjim ku udhëheqësit politikë nuk i nënshtrohen kontrollit nga pushtete e tjera, qoftë ai legjistlativ, qoftë ai i drejtësisë, apo qoftë ai mediatik, nuk është tjetër veçse autokratik.

Për të justifikuar të gjithë këtë devijim ulëritës, Kajsiu duket se përdor një piruetë, sa sipërfaqësore, aq edhe thjeshtëzuese. Argumentin se mungesa e besueshmërisë të partive të vjetra qeverisëse dhe defiçiti i tyre për të bindur elektoratin dhe për të fituar me votë, ka pjellë fabulën imagjinare të ekzistencës së regjimit.

E vetmja pikë ku unë bie dakord me të, është këndvështrimi që ai ka për PD-në dhe LSI dhe për paaftësinë e tyre për të krijuar një konsensus të vërtetë popullor. Por, këto mëkate asesi nuk mund të na shërbejnë për të fshehur patologjinë antidemokratike të Ramës dhe përçudnimin që ai i bëri zgjedhjeve të 25 prillit. Krimet e blerjes së votës, përdorimi skandaloz i parave të buxhetit, ndihmës sociale, fondeve të rindërtimit dhe atyre bashkive, fshehja e provave të krimit nga shefi i përgjithshëm i policisë, nga SPAK dhe prokurorët lokalë, nuk kanë lidhje me të shkuarën e dyshimtë të partive të opozitës.

Eshtë logjikë tipike e regjimeve të pretendojnë se rivalët që nuk janë konform me metrin e tyre moral, nuk meritojnë trajtim të barabartë dhe rregulla të njëjta loje. Pra problemi i shkeljeve të pandëshkura të ligjit dhe kodit zgjedhor nga Rama, nuk ka të bëjë aspak me mëkatet e opozitës. Ai u krye pavarësisht prej tyre. Dhe nëse do një provë për këtë, nëse dëshiron të shikojë vërtet se si u soll regjimi në këto zgjedhje, Blendi Kajsiu le ti mbyllë veshët për akuzat e minorancës të ardhshme parlamentare, por le të pyesë miqtë e përbashkët të Vetëvendosjes. Unë vetë nuk besoj se idhtarët e Albinit janë të ndikuar në optikën e tyre nga berishistët dhe metistët. Ata, si të tjerët, ishin dëshmitarë realë të kasaphanës që ndodhi.   

Ajo qe vepër e një regjimi që nuk e pranon as garën dhe as konkurencën e ndershme. Tani i mbetet Blendi Kajsiut të thotë nëse PD-së, që dikur e ka pasur vetë vesin e vjedhjes së votës dhe LSI-së, që e ka ngritur në art klientelizimin e saj, u takonte të kishin rregulla të njëjta loje me rivalët e tyre të ngjashëm. Unë me gjithë rezervat që kam për të tëra këto palë mendoj se po. Nuk besoj se Kajsiu do të thotë të kundërtën. Sepse pastaj po do të pranonte autoritarizmin e Ramës.

©Lapsi.al

 

Shkrimi i plotë i Blendi Kajsiut: Tre rreziqet e diktatures Rama

Prej kohësh tashmë, në rrethet opozitare është krijuar ideja se Edi Rama ka instaluar në Shqipëri një “regjim”.

Ndonëse të gjithë e përdorin dhe askush nuk e përkufizon, termi regjim përdoret si sinonim për diktaturë apo sistem autoritar. Kjo del qartë nga fakti që në leksikun tonë, termi “regjim” historikisht është përdorur në tri raste; regjimi zogist, fashist dhe komunist. Të tria ishin regjime pa demokraci.

Ndaj jo rastësisht Rama krahasohet me Erdoganin dhe Putinin në mediat tona.

Pak rëndësi ka që analistë dhe gazetarë të njohur e sulmojnë Kryeministrin ditë e natë në ekranet dhe gazetat kryesore dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shumë ndryshe nga kolegët e tyre gazetarë në Turqi apo Rusi, ku një kritikë ndaj Erdoganit apo Putinit të çon në burg ose varr.

Përveçse tejet i pasaktë ky karakterizim i qeverisjes Rama si diktaturë, prodhon tri efekte negative.

Së pari, injorimin e problemeve reale të qeverisjes aktuale, siç është degradimi i administratës publike. Së dyti, kërkimi i rrugëve antidemokratike për “rrëzimin” e Ramës. Së treti, mungesën e reformimit të opozitës. Lufta kundër diktaturës imagjinare të Ramës jo vetëm injoron, por edhe delegjitimon kritikën reale që mund t’i bëhet qeverisjes së tij siç është degradimi i administratës publike.

Ndonëse para 8 vitesh socialistët premtuan se do bëjnë shtet, sot jemi ende larg këtij qëllimi. Burokracia, që është shpirti i shtetit, si dhe punësimi në sektorin publik në përgjithësi, janë shumë larg të qenurit meritokratike.

Ky problem themelor i shtetit shqiptar duket pothuajse i parëndësishëm përballë luftës e kundër “diktaturës” Rama. Por nëse mund të tregohet qartë që Shqipëria sot ka një problem madhor me degradimin e administratës dhe sektorit publik, është e pamundur të argumentosh se jemi në Putinizëm apo Erdoganizëm.

Madje, qeverisja Rama nuk arrin as nivelet e autoritarizmit të Viktor Orban në Hungari, në zemër të Europës. Ndaj kritika opozitare e legjitimon qeverisjen Rama kur godet problemet e saj imagjinare dhe jo ato reale.

Kjo prodhon zgjidhje sa të varfra, aq edhe jo demokratike, që bazohen te rrëzimi i dhunshëm i “diktaturës Rama”, që nuk mund të ndryshojë me votë. Ndaj në krahun opozitar ka thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, dalje nga sistemi dhe protesta. Ajo që të habit është se ideja që Rama nuk përmbyset me votë bazohet thjesht te dështimi elektoral i opozitës aktuale.

Pra, fakti që Basha, Berisha dhe Meta nuk fituan shumicën e votave në zgjedhjet e 2021, vërteton se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira.

Ama, të thuash se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira sot sepse shumica e shqiptarëve nuk duan të qeverisen nga e njëjta aleancë PD-LSI dhe të njëjtat fytyra që penalizuan në zgjedhjet e lira të vitit 2013, është sa absurde, aq edhe problematike.

Sipas kësaj logjike problem nuk është opozita, por zgjedhjet. Ndaj duhet të ruajmë opozitën që kemi dhe të zëvendësojmë zgjedhjet me revolucion. Ky lloj argumentimi vret dy zogj me një gur.

Eliminon nevojën e reformimit të opozitës dhe deligjitimon zgjedhjet si mekanizëm për rrotacionin e pushtetit. Pa këta dy zogj, demokracia në Shqipëri gjithmonë do zvarritet dhe kurrë nuk do të ngrihet nga toka.

Panorama



24 Comments

  1. ANALIZE E GODITUR, KOHORE E NGACMUESE PER KOHEN QE JETOJME NE RREGJIM,DHE MOBILIZIMI OPOZITAR QE KERKOHET. PER KAJSIUN DUHT TIA CIRRTE MASKEN, SI I SHITUR, E KAJSI E PRISHUR, E PA VLERE.BRAVO BUSHATIT, ME GJITHESE E KUNDERSHTOJ NDONJE RAST DYSHIMI.

  2. Fyelli, nje vrime, Bushati, fryn – ose shfryn, varent nga e sheh.

    Duhet te vecoj dicka nga shkrimi i Bushatit kur shkruan – ‘nuk dua te hyj…ne koncepte teorike’ sepse, sipas Bushatit, shkrimet e Kajsiut dhe te Bushatit jane per konsumim te gjere. Tjua shpjegoj me tre fjale cfare po thote Bushati:

    populli eshte idiot.

    Populli nuk i kupton trajtimet teorike ezoterike te Bushatit, prandaj ja jep shkurt popullit. ‘Kater kember mire, dy kembe keq’ – blegerin Bushati per te ndihmuar popullin. Ne fakt, arsyeja pse teoriket Bushati i le menjane, dhe vetem nje arsye eshte, eshte sepse Bushati ka vetem nje fyell, dhe ai fyell ka vetem nje vrime, dhe me nje vrime fyelli nuk mund te luash simfonine e nuancave qe e kerkon ndertimi i nje teorie te mirfillte. Prandaj, jua them me sinceritet, tani dhe ne vitet qe vijne ne do degjojme nga Bushati te njejten muzike, e luajtur nga i njejti fyell, po me te njejten vrime.

    1. maloku, qe populli esht nje “idiot” qe kupton tregime me gomar apo qe i ngrihet e ulet jan mendime te rames; perkufizimet sigurisht ka me qindra sa nuk i ze nje artikull dhe te gjith e kuptojm ca esht regjim diktature apo autoktraci; ne dac diskuto se shqiperia esht njeri apo tjetri apo se esht e njejta gje ; cdo kategorizim ta fusesh nje pretendent per EU nuk ka justifikim; kupton? po i shtoj edhe 2 shembuj per gazetarin qe nuk esht e lir: pse lajmi ne Bild nuk u botua nga nje gazet ketu? Pse tv e Becchetti u mbyll e fitoj gjygjin? ketu esht ba pertej cmenduris, nuk gjykohet e keqja po justifikohet duke then paska me keq; po regjimi rama nuk burgos,nese mundet fshehurazi te vret…regjimi rama skllaveron duke te krijuar iluzionin e liris qe diktatura e tij te jet me jetegjat, ai te le gazetarin per nje kafshat buk!

      1. Nuk e kuptoj fare se për çfarë e ke llafin o mavi. Unë thjesht po të them këtë, lexo një artikull të këtij derdimenit, Bushati, dhe i ke lexuar të tërë. Më thjesht se kaq unë nuk di.

        Përsa i përket Ramës, ai është kancer i Shqipërisë. Mund edhe ta mbysin fare Shqipërinë ai lloj kanceri. Por nuk është kancer sepse është diktator. Rama nuk është diktator, fare. Ai është iluzionist i zoti, katërcipërisht i pa aftë. Pa aftësia e tij është kanceri. Kurse Bushati me shokë, përfshijë dhe PDnë, janë futur të na mbushin mendjen se mullinjtë e erës janë kalorës të rrezikshëm.

        1. “Malok”, une te kuptoj, por nga njerzit duhet te nxjerresh pozitiven, thelbin. Kur ka ndonje te mete nga autori i shkrimit, neve bejme sikur nuk i shikojme, sepse shikojme kahun kryesor ne te cilin ai shkon dhe Andi ka dhene prova, ne TV te pakten se cfar djali eshte. Ai ka qene nje nga ata qe e ka quajtur Ramen “mashtrues” dhe epitete te tjera dhe kjo perballe te ftuarve te tjere pro-sektit te Rames. Per qendrime te tilla “rebele” gazetaret e vuajne me presione te ndryshme ne jeten e perditshme dhe me jete biles.

          Pra me nje fjale, merru me qendrimin thelbesor te nje gazetari dhe jo me disa gabime ne arsyetim te personit ne fjale. Bëhu më xhymert, më me zemër te madhe o lum fiku!!

          1. “Miri”, edhe une te kuptoj fare mire. Por ne keto dy artikuj qe jane dhene ketu, une besoj qe ky Kajsiu (qe nuk e njoh kush eshte) ka te drejte. PD, me gjithe Bushatin me shoke, duhet te targetojne probleme reale. Dhe Rama plot te tilla. Persa kohe ata vazhdojne me ca retorika pa lidhje – ‘jo regjimi, jo diktatura, jo krimi’ – Rama do vazhdoje i qete pushtetin. Arsyeja eshte e thjeshte, sulmet e PDse jane hiperbolike. Nuk i beson njeri.

            Prandaj ngulmoj qe lufta valiante e Bushatit me diktaturat te paqena po demtojne opoziten. Duhet te reflektohet urgjentisht ose mbetem ne opozite gjithe jeten. Lufta me mullinjte e eres e Bashes, Bushatit etj., dergon uje vetem ne mullirin e Rames (edhe Bashes per te mbajt pushtetin ne PD). Te ne nuk sjell asgje ajo lufte. Dokrra hini jane.

  3. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA QKA ESHTE DUKE BERE ME AT DOSJEN ORIGJINALE MES EDI RAMES DHE BABAIT TE TIJ KRISTAQ RAMES ,PER GREG KRISTAQ RAMEN? thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA OR ZOTI BUSHATI JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES KUR KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E POLLI GREGUN DHE TASH LEH SI ZAGAR I EDI RAMES

  4. SURRAT SHEMTUARIT NE TROJET SHQIPTARE:1 YMER GELBAZA KELLIRA:2KOL SALLAKU SKYPE:3 FRROK CUPI thotë:

    ZOTI BUSHATI ,JU KUJTOHET KUR KOL SALLAKU SKYPE MASTUBON NE SKYPE LIVE DHE PRAP ZAGARI DEL NE TELEVIZION ,SI DHE SPIUNI I SIGURIMIT TE SHTETIT SURRAT SHEMTUARI FRROK CUPI?

  5. Problemi i Kajsiut dhe i shumë të ngjashmëve me të, është se shohin realitetin, problemet dhe zgjidhjet e tij në menyrë të cekët dhe sipërfaqësore.
    Qasja e Kajsiut është pak a shumë si ai aksioni i Erion Veliajt në Ministrinë e Cështjeve Sociale ku i hoqi asistencën të gjithë atyre që kishin TV në shtëpi, me logjiken që nuk ishin të varfër mjaftueshëm.

  6. DITMIR BUSHATIN E LARGUAN YMER GELBAZA KELLIRA,BATON HAXHIU ,DHE KOL SALLAKU SKYPE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU E LARGUAN DITMIR BUSHATIN PER TU BERE DEPUTET DHE E MBAJTEN SPARTAK BRAHON DHE RRAHMAN RRAJEN !

  7. Kajsiu gjithnje me eshte dukur i pefunduar(shtatanik ne formim).E kam lexuar keto kohe pas kthimit nga Kolumbia e kishte ikur o me dashje o pa dashje jashte realitetit ose me detyre si shume persona qe cdo veprim i Rames dhe i Rilindjes relativizohet e me idioti i ve fajin opozites.
    Kajsi te pashe te Zone e Lire ishe komplet aut dhe mbi te gjitha ne paraqitje kishe dhe nej tik te qeshurit me kot.
    Aty hodhe dhe nje prezantim tendin si konsulent majtist ekstrem.Detyre qe e paske bere me VV
    Me nje fjale u thir Kajsiu per relativizimin e skandaleve te Rames.Ne vend qe te meren me problemin e zhvleresimit komplet te zgjedhjeve ne Shqiperi, fillojne e glorifikojne vjedhesin e anatemojne te vjedhurin.
    Hapi syte e informohu se vetem tym paske bere atje ku je, se Rama ska lene gje pa bere e pa mare.
    Rama nuk eshte vetem diktatoruc e qe i pelqen tja kaloj origjines nga vjen po dhe nje kleptokrat ekstrem qe s´po le gje pa marre e shitur ne kete vend.
    Kajsi ik e mos u kthe nga Kolumbia se ke per te marre nje doze tjeter qe te rrumbullakosesh e te mbetesh atje.
    Tipik person i lehte ne pamje(pak rendesi kjo) ne permbajte e i gabuar per tu ndegjuar e humour kohe.

  8. YMER GELBAZA KELLIRA E MBAN NE GJEP VENDIMIN E DOSJES MIDIS EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES PER SHENTAZH NDAJ EDI RAMES KUR I KERKON LEKE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SA HERE TA GJOBIT EDI RAMEN PER TI MAR LEKE JA NXJERR CERTIFIKATEN E GJYKATES ME BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN DHE E SHANTAZHON EDI RAMEN,

  9. YMER GELBAZA KELLIRA DUHET TE GJOBITET NGA POLICIA PER PRISHJE PANORAME TE QYTETIT ME AT SURRAT TE SHEMTUAR DHE FRROK CUPI... thotë:

    ZOTI BUSHATI QKA MENDON A ME SHUME KA SHANCE YMER GELBAZA KELLIRA TE KAP LOTORINE EUROPIANE SE SA TE KAP DASHNORE ,!!!???

  10. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN ,BABAI I ZAHOS ESHTE OSE KUJTIM GJUZI OSE BATON HAXHIU thotë:

    ZOTI BUSHATI SONTE E KEMI BLENDI KAJSIUN NE TE GJITHE TELEVIZIONET KRYESORE ,CARLO BOLJA BOLINO I KA PREMTUAR SE DI JA PAGUAJ LEKET NE DORE DHE DO JA FUS LLAPEN NE BYTH PER 1 VITE PA NDERPRER,KURSE KOL SALLAKU SKYPE I KA PREMTUAR SE DO TI DERGOJ LIVE NE SKYPE VIDEO DUKE MASTURBUAR.KURSE YMER GELBAZA KELLIRA DO TJA BERE NJE GOJORE QDO DYTEN DITE BLENDI KAJSIUT

  11. Mor po kush është ky Kajsiu o Zerdelia???Pa tjetër ndonjë patericë e Ramës.Këtu kemi diktaturë ai me teorina që nxjerr nga rradakja e tij e komanduar.

  12. Me gjithe respektin per Bushatin, mendoj se ne debatin me Kajsiun niset nga nje premise e gabuar

    qe ne hyrje te shkrimit kur pohon se Kajsiu i perket asaj race qe as nuk i shesin as nuk i tregtojne

    opinionet e tyre . E kunderta eshte e vertete. eshte pikerisht raca e Kajsiut dhe kajsive te tjere te

    dale boje si Mero Baze, Mustafa Nano, Minzhozi, Sokol Balla, Bolino, Frrok Cupi etj qe jo vetem i

    shesin dhe i tregtojne opinionet e tyre , qe jo vetem lehin me pagese per te zotin qe i ushqen me

    leket e taksave tona, por do te ishin te gatshem edhe ta shqyenin kundershtarin e regjimit po te

    kishin mundesi.

  13. Bushat mir e ke mer burr ti bukur fort por ky popull jemi mer jahu ngelem duke lepir te pa ftyreve, hajduteve, mashtruesve, llapaqeneve, atyre qe flasin me shum se te urtet dhe bindesit dhe i vete mendja se esht me i menquri, te degjeneruarve rekordmeneve ne c do pisllek, kjo lloj rrace jemi e perse te ngel qejfi ore Bushat ziu.

  14. Pjeshka dhe kajsia a nuk jane motra?Ky pjeshkajsia duket qe ne pamje qe eshte kurvi,ka filluar te haje jarget e bythes se Ramutit qe te veje ndonje lek menjane.

  15. Po e hedh per diskutim: A mos valle Kajsiu eshte si mekembesi i Rames ne Kolumbi????????? Droge, mafia………..

  16. Analizat e tij jane si prostitutat qe shkojne me te gjithe, por tani shkojne me Kryeministyrin. Ku eshte problemi ketu. Kjo eshte nje mundesi per lepirsat e rames te kalojne ne nje nivel tjeter si medemek te pavarur. Kajsiu duhet te kuptoje qe leket e droges qe ka pranuar nga rama kane shkaterruar mijera te rinj, familjet shqiptare dhe po vrasin cdo dite njerez. Te befshin mire o Kajsi

  17. qe do ishe kaq bythqir sa te mbroje ramen nga pidhi i semes , pa u prekur nje here nga pushteti i tij mafioz vetem nje tradhtar plehre me pagese e ben

  18. Une ta shoh ne rruge kete plehre relativizuese ja thyej turinjte pa nje pa dy. Po i sherben ai rames me statusin e analistit te paane me shume se te gjithe bythqirat e tjere te paguar. Ky profesor eshte turp, nga ana e moralit eshte kancerogjen, I urojme me shpirt ta provoje “diktaturen” e Rames si te gjithe shqiptaret e tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *