• |
ide | kryesore

Ariana Grande i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

-Instant, Paparazzi, Slider



Në dhjetor të vitit të kaluar, Ariana Grande i surprizoi të gjithë me lajmin e papritur të fejesës me Dalton Gomez. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në ku shihej së bashku me Dalton, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur.

Ariana u shfaq për herë ta parë publikisht me Dalton në maj të këtij viti, gjatë videoklipit për këngën “Stuck With U”, që realizoi në bashkëpunim me Justin Bieber.

Së fundmi, është mësuar se Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë martuar në fshehtësi të fshehtësi të plotë. Burime të shumta për mediat e huaja, kanë treguar se çifti u martuan në shtëpinë e Grande në Montecito, të cilën këngëtarja e bleu qershorin e kaluar. Mirëpo, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lajmin në rrjetet sociale.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Më herët u mësua se Ariana dhe Dalton në muajin mars kanë kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Grande-s në New York City.

“Po bëhej interesante për ta që të shikonin njëri-tjetrin , kështu që ajo vendosi që të përfitonte nga shansi i saj. ajo bleu një shtëpi në ‘Hollyëood Hills’ në qershor dhe nuk u bë kurrë pishman. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur”, kanë thënë burime pranë çiftit.

“Dalton është një djalë shumë i mirë. Ai është shumë i fokusuar në punë. Atij i pëlqen që lidhja me Arianan të jetë private. Ata kanë pasur mundësinë që ta njohin njëri-tjetrin në paqe”, kanë shtuar burimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *